Kosova & Rajoni

Mbushen kapacitet e spitaleve në Kosovë, nga nesër ambulancat në QKUK do shërbejnë vetëm për pacientë me COVID-19

30 Gusht 2021, 14:18| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 14:20

  • Share

Duke nisur nga dita e nesërme, për shkak të rritjes së numrit të pacientëve që po marrin trajtim të specializuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), të gjitha ambulancat do të vihen në dispozicion të qytetarëve me COVID-19.

Njoftimi u bë me dije nga Shërbimi Spitalor dhe Kllinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) përmes një postimi në 'Facebook', ku theksohet se kjo masë është marrë perkohësisht deri në një stabilizim të situatës.

"Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i  Kosovës,  njofton të gjithë qytetarët se për shkak të rritjes së numrit të të spitalizuarve me COVID-19,  në klinikat e QKUK-së, me Vendim të Komitetit për ngritje të gatishmërisë dhe menaxhimit të situatës me COVID-19, nga data 31 gusht 2021, pezullohet përkohësisht puna në ambulancat specialistike në QKUK. Hapësirat e ambulancave specialistike do të shërbejnë për spitalizim të pacientëve me COVID-19.

Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës që në QKUK dhe në spitalet rajonale, të drejtohen vetëm për rastet urgjente. ShSKUK, kërkon falje dhe mirëkuptim nga pacientët duke iu siguruar se menaxhmenti i ShSKUK-së është duke bërë të pamundurën për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor të gjithë pacientëve në nevojë.Në të njëjtën kohë ju apelojmë që të vaksinoheni dhe të respektoni masat anti-COVID, në mënyrë që sa më shpejt të tejkalohet kjo situatë", njofton ShSKUK.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ 20 viktima në 24 orët e fundit! Mbushen kapacitet e spitaleve, nga nesër ambulancat në QKUK do shërbejnë vetëm për pacientë me COVID


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?