VIDEO/ Mbushën me kanabis fshatin Lam i Madh në Dibër, në pranga 14 persona nga dy fise! Grupi drejtohej nga kryeplaku i fshatit dhe dy djemtë e tij

28 Janar 2022, 10:17| Përditesimi: 28 Janar 2022, 13:53

  • Share

Duhej të ishte personi që kontrollonte territorin për të mos lejuar veprimtari të jashtëligjshme, por Gëzim Koleci, kryeplak i fshatit Lam i Madh në Dibër organizoi dy djemtë e tij, të afërm të tjerë dhe persona të një fisi tjetër për kultivimin e kanabisit.

Pas dy vitesh hetime, Policia e Dibrës, në bashkëpunim me atë të Tiranës shkatërruan këtë grup të mirëorganizuar, ku u vunë në pranga 14 persona, ndërsa u shpall në kërkim një tjetër.

Janë arrestuar Gëzim Koleci, 55 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Mehmet Koleci, 45 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Tiranë, Idajet Koleci, 43 vjeç,  lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Albert Koleci, 40 vjeç,  banues në fshatin Lam i Madh, Vilson Koleci, 30 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Paskuqan, Gestian Koleci, 26 vjeç, banues në fshatin Lam i Madh, Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Laprakë, Tiranë, Agim Koleci, 29 vjeç,  lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Besmir Koleci, 36 vjeç, lindur në fshatin Derjan, banues në Kamëz, Afrim Haspepa, 48 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Fatjon Doda, 36 vjeç, lindur në fshatin Macukull, banues në Njësia Bashkiake Nr.5, Tiranë, Lezan Koleci, 62 vjeç, lindur në fshatin Lami i Madh, banues në Kamëz, Rasim Xheçuka, 52 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz dhe Gazmir Xheçuka, 39 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz, Tiranë.

Është shpallur në kërkim Baftjar Xheçuka, 54 vjeç, lindur në fshatin Lam i Madh, banues në Kamëz.

Sipas Policisë, rezulton se organizator i grupit ishte Gëzim Koleci i cili organizonte punën për kultivimin e kanabisit, përpunimin e saj dhe më pas gjetjen e tregut për shitje, të cilën e siguronte nëpërmjet djemve të tij shtetasve Vilson dhe Gestian Koleci, që merreshin më pas edhe me transportimin e kanabisit.  Gjykata e Krujës ka vendosur më parë për ta edhe masën e sigurisë 'arrest shtëpie', pasi në mars të vitit të kaluar u kapën me 6.8 kg marijuanë.

Personat e arrestuar akuzohen për kultivim të bimëve narkotike, prodhim dhe shitje, mbajtje i armeve, i armëve shpërthyese dhe municione. 

Ndërkohë policia njofton se vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të implikuar.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Isufi: 28/01/2022 11:38

    Nje gje nuk kuptova te kjo video! Ky drejtues policie gjasme me shkolla te larta e trajnime,sdi as me lexu! Nuk di me lidh dy fjale, kaq paaftesi totale Eshte katandis institucioni me i rendesishem, Min brendshme!!! Spaska djem me te hajrit, apo vetem kap e fut nga çoban delesh Beje drejtor se ky me duhet mu.. Jane alamet profesionistesh, te zgjuar e te guximshem te trajnuar dhe i lene ne hije, si promovon Njeri se skane miq!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?