Saimir Neziraj, Nertil Halili, Edmir Beqiri, Ergys Abdyli, Ardian Gjeta, Jorgo Brachousai

Bota

Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve (EMRAT + FOTO)

27 Gusht, 20:11| Përditesimi: 27 Gusht, 20:29

  • Share

Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16 muaj deri në 8 vite.

Operacioni, i koduar “Operation Young”, identifikoi shtëpi të përdorura si depo për drogën, makina të përshtatura për fshehje të lëndëve narkotike dhe individë që menaxhonin aktivitetet ditore të trafikut.

Në qendër të rrjetit kriminal ishte Saimir Neziraj, i cili kontrollonte një linjë të shpërndarjes së kokainës.

Neziraj kishte rolin e mbledhjes së parave dhe furnizimit me drogë, ndërsa Edmir Beqiri ruante sasinë e kokainës në Sëindon. Dy të tjerë, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai, përdoreshin për shpërndarjen në terren.

Më 1 shkurt 2024, agjentët e policisë ndoqën Nezirajn teksa udhëtonte drejt Londrës, ku u takua me Ergys Abdyli në një rrugicë. Neziraj mori një sasi të konsiderueshme kokaine nga Abdyli dhe e riktheu atë në Swindon, ku ia dorëzoi Beqirit për ta ruajtur.

Gjatë aksionit policor në Swindon, Derby dhe në Londër, u sekuestruan sasi të mëdha parash dhe droge, ndërsa të dyshuarit u arrestuan. Më pas ata u akuzuan për shkelje të ligjeve mbi lëndët narkotike dhe u mbajtën në paraburgim.

6 të pandehurit pranuan fajësinë dhe u dënuan në total me rreth 28 vite burg në total.

Saimir Neziraj 32 vjeç, nga Swindon – pjesëmarrje në furnizim me kokainë: 8 vite burg
Nertil Halili 29 vjeç, nga Derby – furnizim me kokainë dhe hyrje në Mbretërinë e Bashkuar në kundërshtim me urdhrin e deportimit: 7 vite e 10 muaj burg
Edmir Beqiri 37 vjeç, nga Swindon – furnizim me kokainë: 3 vite e 8 muaj burg
Ergys Abdyli 26 vjeç, nga Londra – furnizim me kokainë, posedim pasurie të paligjshme, pengim të drejtësisë dhe posedim dokumentesh të falsifikuara me qëllim mashtrimi: 5 vite e 11 muaj burg
Ardian Gjeta 26 vjeç, nga Swindon – furnizim me kokainë dhe posedim pasurie të paligjshme: 2 vite e 1 muaj burg
Jorgo Brachousai 24 vjeç, nga Skegness – furnizim me kokainë: 16 muaj burg me kusht për 2 vite

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?