Mbushën Venecian me kokainë të ardhur nga Holanda, gjykata italiane jep masat për 9 shqiptarët, mes tyre dhe 'koka' e grupit

18 Mars 2021, 23:03| Përditesimi: 18 Mars 2021, 23:07

  • Share

9 shqiptarë, pjesë e një organizate që merrej me trafikun e drogës, kanë marrë ditën e sotme masën e sigurisë nga gjykata italiane. Shqiptarët akuzohen si trafikues të kokainës nga Holanda drejt Italisë përgjatë viteve 2016-2017.  Dhjetëra kilogramë kokainë e drejtuar nga kjo organizatë shqiptare me bazë në Venecia, u godit nga policia italiane duke arrestuar 24 persona disa kohë më parë dhe sot gjykata dha masën e sigurisë për 9 shqiptarët, mes tyre dhe kokën e grupit të drogës.

Koka e grupit Bujar Sefa, 33 vjeç në bashkëpunim me vëllezërit, pasi prisnin kokainën nga Holanda koordinonin shpërndarjen në Itali, konkretisht në zonën e Venecias dhe Mestra. Më pas vëllezërit e 33-vjeçarit, Islam Sefa dhe Jetmir Sefa,merreshin me shpërndarjen e drogës tek shitësit e vegjël dhe mblidhnin paratë. Edhe shqiptarët e arrestuar Elton Bakiu  dhe Denis Albrino  kishin si detyrë shpërndarjen me pakicë te shitësit e drogës.

Gjykata dënoi në mungesë edhe Vait Sana, i konsideruar si dora e djathtë e “kokës” së grupit Bujar Sefa, i cili është arratisur, ndërsa vendosi edhe konfiskimin e pasurisë së Bujar Sefës me vlerë 346 mijë euro.

Duke pranuar gjykimin e shkurtuar gjykata italiane dënoi:

-Bujar Sefa, 33 vjeç,  u dënua me 12 vjet e 9 muaj.

-Islam Sefa u dënua me 9 vjet e 9 muaj burg.

-Jetmir Sefa, vëllai tjetër i Bujar Sefës, u dënuan me 5 vjet e 4 muaj burg. Ky ishte një person me precedent penal të mëparshëm po për trafik droge.

-Vait Sana dënohet në mungesë me 4 vjet e 5 muaj burg.

-Nikoll Murrizi, 35 vjeç, dënohet me  6 vjet e 2 muaj dhe një gjobë prej 20 mijë eurosh.

-Elton Bakiu dënohet me 5 vjet e 7 muaj burg.

-Denis Albrino dënohet me 3 vjet e 4 muaj burg dhe një gjobë prej gati 13,000 euro.

-Jakup Hoxha dënohet me 3 vite e 2 muaj burg dhe një gjobë prej 12 mijë eurosh.

-Luigj Makaj dënohet me 10 muaj burg.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?