Sport

FOTO/ Mbushi 35 vjeç, Georgina i bën dhuratë super makinë Cristiano Ronaldo-s

6 Shkurt 2020, 19:00| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 19:04

  • Share

Të mërkurën Cristiano Ronaldo mbushi 35 vjeç dhe dhuratat për futbollistin kanë qenë nga më të ndryshmet. Padyshim ajo që ka rënë më shumë në sy ka qenë dhurata nga e dashura Georgina Rodriguez, me të cilin portugezi ka edhe dy fëmijë.

Modelja spanjolle me origjinë nga Argjentina kishte zgjedhur të gëzonte dashurinë e saj me një automjet “Mercedes G-Class”, që kushton rreth 116 mijë €. Përsa i përket detajeve, ky automjet i çmendur kap 100 km/h për 3.8 sekonda dhe ka 900 kuaj-fuqi. Shpejtësia maksimale e “Marcedes G-Class” është 270 km/h.

Cristiano Ronaldo njihet si një person i apasionuar pas makinave të shpejta pasi jo më kot në garazhin e shtëpisë së tij gjendet makinat nga më të fundit që kapin edhe vlerën e milionave euro. Portugezi pak ditë më parë u bë edhe personi i parë që arrin shifrën e 200 mln ndjekësve në rrjetet sociale. Një postim i Ronaldo-s në ‘instgram’ i sjell atij rreth 750 mijë euro fitime.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?