80-vjetori në krye të detyrës, Vllaznia dhe Shkodra vlerësojnë Zyhdi Çobën! Mjeku: Mu zgjat jeta

24 Janar 2023, 16:19| Përditesimi: 24 Janar 2023, 18:40

  • Share

Një jetë e dedikuar sportit, fillimisht si basketbollist dhe më pas si mjek sportiv. Ky është rasti i Zyhdi Çobës, i cili sot mbushi 80 vjeç. Klubi i futbollit të Vllaznisë, ku ai ende vazhdon të japë kontributin e tij si mjek organizoi një fetsë në nder të tij.

Për gati 55 vite Zyhdi Çoba i ka shërbyer sportistëve dhe kryesisht futbollit, ndërsa me rastin e ditëlindjes u prit në bashkinë e Shkodrës ku mori një vlerësim me titull ‘Mirënjohje’. Një detaj i cili emocionoi dhe përloti  mjekun e njohur në Shkodër.

“Është kënaqësi. Më jep emocion, pasi është një jetë me sport. Të gjithë ndodhitë e mia po i mbledh për të bërë libër. Del me shumë vëllim. Këto vlerësime më rrisin moralin dhe më zgjasin jetën. Iu falenderoj shumë ju dhe të gjithë miqve që këtu janë pak, por janë shumë më shumë,”-u shpreh Sinkron Zyhdi Çoba, mjek i sportit.

“Doktorrin e kemi simbol të qytetit. Një prej figurave të shquara të mjekësisë dhe të sportit,”-tha Bardh Spahia, kryebashkiak i Shkodrës

Mjeku Zyhdi Çoba që ka shërbyer edhe në ekipet kombëtare u vlerësua edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Për mua jeni një legjendë e gjallë mes nesh, sepse vepra dhe puna jote sot e në vazhimësi të ka kthyer në një person vital për t’u marrë shembull nga të gjithë,”-u shpreh Fatbardh Jera, ish-futbollist i kombëtares dhe zyrtar i FSHF-së.

Gjatë karrierës së tij Zyhdiut i është dashur të largohet me muaj nga familja, por kjo nuk e ka penguar të jetë një bashkëshort dhe baba shembullor.

“Pavarësisht impenjimeve që kishte ka qenë një baba shembullor. Gjithmonë ka dhënë shembullin e duhur te vajzat dhe më ka nderuar edhe mua,”-tha Kudrat Çoba, gruaja e Zyhdiut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni iniciativën për sovranitetin e Urdhrit Bektashi?