Bashkim Osmani

'Mbushi' Europën me kokainë, koka’ e grupit kriminal një biznesmen shqiptar! Skema e pastrimit të parave edhe me veprat e artit! Ishulli spanjoll, 'parajsa' e investimeve të tyre

16 Shkurt 2022, 17:52| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 21:47

  • Share

Në krye të grupit kriminal që u shkatërrua një ditë më parë nga EUROPOL dhe EURPOJAST është një shqiptar nga Kosova. Mediat e huaja shkruajnë se Bashkim Osmani ishte ‘koka’ e grupit të drogës që furnizonte 7 vende të Bashkimit Europian me kokainë nga Amerika Latine.

Mediat e huaja kanë shkruar për Bashkim Osmanin dhe tre vëllezërit e tij, duke thënë se ishte një klan që kishin vwnw pasuri me veprimtari të paligjshme nga trafikimi i kokainws dhe prostitucioni.

Bashkim Osmani, nga ana tjetër, pohon se pasurinë e ka bërë duke investuar në prona të paluajtshme në Hamburg dhe më pas në Spanjë. Osmani i tha “Nacional” se pasi u transferua në Hamburg në vitet 1980, familja rriti ndjeshëm pasurinë që kishin tashmë në Shqipëri, përfshirë lidhjet politike në Gjermani. Bashkimi bleu një hotel në qendër të Porecit në vitin 2007.

Hetimit të EUROPOL dhe EUROJUST kundër grupit shqiptar i është bashkuar edhe SHBA. Gjatë operacionit të ditës së djeshme kanë qenë të pranishëm edhe agjentë nga FBI dhe DEA.

Në lidhje me aksionin kanë dalë detaje të reja, ku grupi kriminal, sidomos pjesa që u godit në Spanjë investonte edhe në veprat e artit ku u sekuestruan 86 piktura, që arrinin vlerën mbi 5 milionë euro. Gjithashtu pjesë e konfiskimeve ishin edhe 7 mjete, një jaht dhe 16 ora luksoze që kapinin vlerën e mijëra eurove.

Aksioni u shtri në 7 shtete si Spanjë, Itali, Gjermani, Kroaci, Belgjikë, Holandë etj. ku në ishullin spanjoll Mallorca aktiviteti ishte shtrirë edhe në shitjen e veprave të artit.  Hetuesit vlerësojnë se vlera e “pastrimit të parave” vetëm në Majorka kalon 30 milionë euro në investime në pasuri të paluajtshme.

Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë. Eurojust dhe Europol mbështetën një seri aksionesh të ndërmarra në Belgjikë dhe Spanjë, gjatë së cilave u kontrolluan më shumë se 80 vende, u arrestuan 45 persona dhe u sekuestruan armë dhe pasuri prej 2 milionë eurosh. Të arrestuarit dyshohen se e importonin kokainën nga Amerika Latine nëpërmjet porteve të ndryshme europiane, organizonin dhe transportonin ngarkesat nëpërmjet avionëve, anijeve, makinave, e kamionëve dhe drejtonin tregun. Spanja dhe vende të tjera të Bashkimit Europian u përdorën për të pastruar të ardhurat nga tregtia e tyre.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dukagjin: 17/02/2022 22:09

    princ dobroshi"''' asht shum e ma nalt si osmant'''' princi asht njeriu ma nish i shqiptaris per fornizim me kokain ne europ nga kolombia '"::: sasit e mdha TE kokaines si fut aj si fut kurrnjani ';;; permes portit HAMBURGUT dhe anveres;; nis ma e Pakta 2 ton kokain per secilin muj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?