'Mbushi pistoletën dhe tentoi të më qëllojë', gazetari i Report Tv, Julian Shota rrëfen si u kërcënua me jetë në Laç

3 Shtator 2018, 11:04| Përditesimi: 3 Shtator 2018, 15:31

  • Share

Gazetari i Report Tv, Julian Shota, ka rrëfyer momentin kur u kërcënua me jetë nga Llesh Buraku, 53-vjeç nga Laçi. Pronari i lokalit të cilit i ishte vendosur tritol orët e para të mëngjesit të sotëm, tentoi të mbante të fshehtë ngjarjen, duke iu kërkuar përfaqësuesve të medias të mos e pasqyronin atë, pasi një gjë të tillë, sipas tij, do ta bënte edhe policia.

Në mëngjesin e sotëm u njoftova për shpërtyhimin e një eksplozivi në një lokal në qytetin e Laçit, në lokalin e shtetatis Llesh Buraku. Shkova dhe iu prezantova si gazetari i Report Tv, ndërsa ai u përgjigj me tone kërcënuese se kjo ngjarje nuk do dalë në media. I kam thënë se jam i detyruar ta reportoj, sepse edhe nëse nuk e bëj unë, do jetë policia që do ta raportojë. Jo, tha, nuk do e raportojë as policia dhe as ju. Mu drejtua se nëse kjo ngjarje del në media, do kemi punë personalisht bashkë.

Kam qenë unë dhe gazetari i News 24 në vendin e ngjarjes. Në atë moment nxori telefonin dhe filloi t'i bënte foto makinës dhe targave të automjetit. Mu drejtua se kush je dhe nga vjen. I jam përgjigjur se jam Julian Shota. Më pyeti je nga Fushë Kruja? I jam përgjigjur me po. Më pas më tha se do vij të të gjej. Në momentin kur tentova të largohem, zotëria tentoi të më marrë telefonin. Unë nuk ia dhash. Ai nxori nga brezi një pistoletë, e mbushi dhe tentoi të më qëllonte. Në atë moment ndërhyn disa të afërm të tij, duke i bllokuar dorën.

Julian Shota, gazetar i Report Tv


Lajmi kryesor:

I vendosin tritol në lokal, 'i forti' i Laçit i drejton armën gazetarit të Report Tv: Mos filmo!


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?