Foto ilustruese

Kronikë

Mbushi serën me kanabis, arrestohet 50-vjeçari me emrin e njëjtë të politikanit shqiptar

4 Maj 2021, 13:33| Përditesimi: 4 Maj 2021, 18:51

  • Share

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Fierit pasi në serën e tij në fshatin Kurjan të Roskovecit i janë gjetur bimë narkotike. Autori i dyshuar është 50-vjeçari,i cili mban edhe emrin e politikanit shqiptar, Astrit Patozi.

"Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Fier, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacioneve të marra në rrugë policore për një shtetas që dyshohej se kishte kultivuar bimë narkotike, është organizuar puna për kapjen e tij.  Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 50 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Roskovec. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të territorit në serën në pronësi të tij, në fshatin Kurjan, Policia gjeti të kultivuara bimë narkotike të dyshuara kannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

K.T./M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?