Një bandë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të drogës në Luzern të Zvicrës, është shkatërruar nga policia, ndërsa në pranga kanë rënë 5 burra dhe një grua.
Grupi kriminal shqiptar, importonte në Zvicër sasi të mëdha të lëndëve narkotike dhe i më pas i shisnin ato. Grupi vepronte në një komunitet të Luzernit dhe ishte aktiv në të gjithë Zvicrën.
Droga shitej në të paktën 13 kantone dhe tregtia e drogës ishte e organizuar në mënyrë profesionale. I akuzuari kryesor u vërtetua se kishte tregtuar rreth 82 kg kokainë.
Policia ka sekuestruar gjithsej 14.5 kg kokainë, 8 kg heroinë, 3 kg marihuanë dhe mbi 30 kg drogë artificiale. Gjithashtu, janë konfiskuar paratë e dyshuara të fituara nga trafiku i drogës në shumën prej rreth 160 mijë frangash.