Tregtarët e tregut industrial sot kanë protestuar për hapjen e tij, por ndërhyrja e policisë ka bërë që kjo proestët të shuhet. Për këtë arsye kryetarja e Partisë Demokratike në Lezhë, Lindita Metaliaj, dhe ish-deputja ka shkruar në faqen e saj se në këtë mënyrë 285 familje kanë mbetur pa të ardhura. Metaliaj ka shfrytëzuar rastin për ti bërë thirrje bashkisë për të marrë masat për hapjen e tregut industrial.
Në 'facebook' Metaliaj ka shkruar: "Bashkia Lezhe braktis tregtaret ambulante!
Tregtaret e tregut industrial ne qytetin e Lezhes jane lene ne meshire te fatit!
285 tregtare ushqejne familjet me ato pak te ardhura qe fitojne nga shitjet ne treg.
Edhe pse tregu duhej te ishte i hapur me urdher te “shpetimtarit te vendit”,deri ne keto momente ai eshte akoma i mbyllur.
285 familje jane pa buke dhe pa te ardhura!
Kjo ndodh nga paaftesia,papergjegjshmeria dhe neglizhenca e Bashkise Lezhe e cila ka per detyre te dizinfektoje ambientet e tregut industrial!
Deri ne keto momente kjo nuk ka ndodhur!
Policia bashkiake bashke me policine e rendit sot shperndane protesten e tregtareve ,te cilet me te drejte kerkojne tu plotesohen kushtet dhe te merren te gjitha masat mbrojtese nga pushteti vendor dhe qendror ,ne menyre qe te ushtrojne aktivitetin e tyre tregtar per te ushqyer familjet!
I bej thirrje Bashkise Lezhe dhe te emeruarit te saj te marrin te gjitha masat per te mundesuar hapjen e tregut industrial te Lezhes!
Çdo dite vonese ,jane dite pa buke per 285 familje !