Më 9 mars Elon Musk shkroi në X (ish-Twitter) se sistemi i tij i Starlinkut është boshti kurrizor i armatës ukrainase. Nëse u ndalon internetin ukrainasve, nënvizoi Musk, fronti i tyre bëhet pikë e pesë.
Po atë ditë Muskut i reagoi Radosllav Sikorski, ministër i Jashtëm i Polonisë. Sikorski ia përkujtoi Muskut se shpenzimet për shërbimet e internetit nëpërmjet Starlinkut i paguan Polonia - 50 milionë dollarë në vit.
Musk u përgjigj menjëherë duke i thënë Sikorskit: mbylle, vogëlush, ju paguani vetëm një pjesë të vogël të shpenzimeve. Dhe nuk ka zëvendësim për Starlinkun.
Sonte Sikorski gërmoi në X, e gjeti postimin e 9 marsit dhe iu drejtua Muskut kështu: E sheh, burrë i madh, politika është më e vështirë se ç’ke menduar ti.
Musk nuk është përgjigjur ende. Ai duket se është i zënë me sulme digjitale kundër Donald Trumpit, të cilit në fushatën elektorale ia ka dhuruar së paku 250 milionë dollarë. Vëllazëria e tyre mori fund më 5 qershor 2025.
Komente
