Marco Rubio, Sekretari i Shtetit

Bota

Mbyllen 83% të Programeve të USAID, Rubio: 5,200 kontrata me miliarda dollarë nuk kanë shërbyer për interesat tona

10 Mars, 11:24| Përditesimi: 10 Mars, 11:28

  • Share

SHBA-Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se administrata e ish-presidentit Trump ka vendosur të mbyllë 83% të programeve të ofruara nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social "X", Rubio sqaroi se programet e mbetura të USAID, të cilat do të vijojnë të ekzistojnë, do të jenë nën monitorimin dhe administrimin e Departamentit të Shtetit.

Rubio e falënderoi stafin e Departamentit të Efikasitetit të Elon Musk për punën e bërë dhe auditimin që ata zhvilluan për USAID. Ai theksoi se pas një rishikimi të thelluar 6-javor, janë anuluar zyrtarisht 5,200 kontrata të cilat kishin shpenzuar dhjetëra miliarda dollarë, pa shërbyer në interesat kryesore kombëtare të Amerikës. Në përputhje me këto ndryshime, një pjesë e mbetur e programeve, përkatësisht 18%, afërsisht 1,000 programe, do të menaxhohen në mënyrë më efikase nga Departamenti i Shtetit.

"Faleminderit DOGE dhe stafit tonë punëtor që punuan orë të tëra për të arritur këtë reformë të vonuar dhe historike", përfundon Rubio në postimin e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?