40 në garë për BKH! Nga policë, ish-drejtues e deri tek kreu i Burgjeve...mes tyre edhe 7 gra

31 Janar 2020, 10:09| Përditesimi: 31 Janar 2020, 16:14

  • Share

Nga drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, tek drejtori i Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Policinë e Shtetit, Ardian Çipa dhe kreu i Kufirit, Eduart Merkaj i cili pak ditë më parë u certifikua nga vettingu, janë emrat e listës së gjatë me 40 kandidatë që kanë aplikuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Në këtë listë me 40 emra shtatë janë gra, ndërsa ka edhe ish drejtues policie si dhe hetues ,mes tyre Ylli Pjetrnikaj drejtues i komanduar i Prokurorisë Shkodër. Në këtë listë është edhe kreu i Task-Forcës "Forca e Ligjit" në Policinë e Shtetit, Artan Shkëmbi, si dhe ish kryepolici i Rrugores gjatë qeverisjes së djathtë Krenar Ahmeti si dhe numri dy i Policisë së Shtetit Aida Veizaj (Hanaj).

Një tjetër emër që spikat në listën e gjatë është edhe Artur Beu Oficeri i Kontaktit në Ambasadën Shqiptare në Romë i cili ka një karrierë të gjatë në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe grupeve kriminale që aktivitetin e tyre e kanë jashtë Shqipërisë dhe investojnë asetet këtu. Ai është  edhe koordinator i  projekteve të ndryshme të BE për hetimet transnacionale si IPA, SANCAS
dhe mban titullin doktor shkencash.

1580483694_1580480716bkh.jpg

Aplikimet për pozicionin e Drejtorit të BKH-së janë mbyllur, bën me dije kreu i SPAK, Arben Kraja ndërsa shton në njoftimin e tij se "Kam kënaqësinë t’ju informoj që në total kanë aplikuar 40 persona, nga të cilët 7 janë femra. Komisioni i Përzgjedhjes do të fillojë menjëherë procesin e vlerësimit për çdo aplikant për të identifikuar ata që plotësojnë ose jo kriteret ligjore  sipas Ligjit për SPAK-un (Ligji  Nr.95/2016 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Institucioneve për të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”). 

Kjo listë me 40 kandidime mes tyre edhe nga jashtë vendit pritet të reduktohet ditën e hënë më 3 shkurt 2020 pasi do të bëhet filtri i pari kush plotëson apo jo kushtet ligjore.
Një ditë më parë në zyrën e kreut të SPAK ishte ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila pati një takim edhe me prokurorët e SPAK dhe kërkoi nga ta kryejnë hetime si dhe premtoi mbështetje për BKH, pjesë e të cilës është dhe trajnimi i 60 oficerëve shqiptarë në SHBA.

Lista e aplikantëve për Drejtor të BKH-së

Adriatik Ago

Agim Ismaili

Aida Veizaj

Ajas Gjeta

Arben Karkini

Ardian Çipa

Artan Pjetërnikaj

Artan Shkëmbi

Artur Beu

Atnan Shehu

Bardhi Koçi

Blerina Bajollari

Blerta Dervishi

Bujar Madani

Dritan Osmani

Edmond Kasmi

Eduart Merkaj

Endri Hoxha

Enver Levani

Ervin Hodaj

Ervin Hoxha

Gentian Hilla

Gentjan Shehaj

Gjovalin Ulndreaj

Haris Ngjeqari

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Krenar Ahmeti

Kristaq Dashi

Lindita Nushi

Mimoza Haxhihyseni

Pal Shkambi

Pëllumb Seferi

Petrit Imeraj

Rekela Ismaili

Sabri Hoxha

Saimir Shehri

Xhabir Zejnuni

Ylli Pjetërnikaj

Zef Preçi.

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka ngritur edhe Komisionin e Vlerësimit, që do të vlerësojë aplikantët që do të jenë pjesë e garës për Kryetarin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Komisioni i ngritur përbëhet nga tre anëtarë, Kryetari i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Arben Kraja, që pritet të mbajë dhe rolin e kryetarit të komisionit, si edhe dy prokurorë të tjerë të SPAK, Eneid Nakuçi dhe Behar Dibra.

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh të Prokurorisë së Posaçme, njëri prej të cilëve është drejtuesi i saj dhe dy të tjerët zgjidhen çdo vit me short.

Personi që do të përzgjidhet nga ky proces, do të jetë pjesë e një grupi elitë që mbështet Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorët e Posaçëm, të cilët do të hetojnë veprat penale nën juridiksionin penal të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar të hapjes së garës.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë ndër mbështetësit kryesor të ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë. Po kështu grupi i 60 hetuesve të BKH do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinia të Shteteve të Bashkuara.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Orni: 02/02/2020 21:09

    Agim Ismaili..Agim Ismaili...vetem ai mund te jete Drejtor i Byrose kombetare te Hetimit. Njeri profesionist, burre shteti, absolutisht njeri qe se njeh kompromisin para ligjit..karakterizohet nga nje zgjuarsi e mprehte dhe ne te njejten kohe shume reflektiv dhe vigjilent. Jurist i pashoq dhe interpretues i shkelqyer i ligjit.

    Përgjigju
    • Burgu: 04/02/2020 10:07

      BURE SHTETI SE BURRE NUK ESHTE, KUKULLA E ERTV DHE ETILDA GJONAJ TEK BURGJET. VETEM PER TE FIRMOSUR HAHAHAHA

    • Çomi: 03/02/2020 00:17

      Çe do qe ka vllaun ne kupoln e PS

  • Arsen: 02/02/2020 16:48

    Vetem 1 person e meriton me.fitu n aye liste dhe ai esht ATNAN SHEHU KTA TJERET JAN USHTAR partie

    Përgjigju
  • arben: 01/02/2020 20:03

    Ky Eduart Merkaj qe ka mbaru per gjuhe letersi ca kerkon?turp ku e njef hetuesin ai pupupu ca turpi kujton se do ta ndihmoj fatmir xhafa???

    Përgjigju
    • gazi: 02/02/2020 11:53

      arben mos ji paragjykus e ke pa sa je eshte trrash qafa ktij merkajt

  • Santa Quaranta: 01/02/2020 19:15

    Ha ha ha ! Njeri prej tyre eshte autor vrasjeje ne Shkoder! Ka vrare burrin e motres se vet ne 1997! Nga nje kerkim rendom i emrave ne Google, gjysma e tyre dalin me probleme me drejtesine, si te paditur!! Asnje prej tyre nuk ka goditur ne jeten e tij nje bande, qe nga fillimi deri ne fund!! Te gjithe jane episodike!!

    Përgjigju
  • Labushi: 01/02/2020 05:54

    Kete drejtorin e burgjeve me te degjuar sikur ka ven regull prap e njejta kusi besoj po keta emrat i vetmi qe di kush eshte ky letyra cipa i policis ky qe na shoqeronte gangot e vlores e te tiranes ne makina mos u befte me ky vend mjer ky vend ku e cuat mos gjenci paqe o bastarder u dhent ku u dhemb me shum

    Përgjigju
    • Gjanica: 01/02/2020 14:35

      Ne ate liste shkelqen ne plot kuptimin e fjales emri i Ervin Hodaj. E njoh nga afer kur Ishte drejtor ne Fier. Profesionalisht I afte, komunikues dhe I paper flour. Po I tille mbeti edhe kur Ishte drejtor I Tiranes. Do t'i gjendej zoti punes

  • Pali: 31/01/2020 21:44

    Nuk i njoh te gjith dhe nuk mund te spekulloj por ne kte liste ka disa te cilet jane te zotet per kte pune duke fillu me Enver Levanin dhe Krenar Ahmetaj qe jan figura te palekundura ne policine e shtetit per tjere me aida hajnaj e shoke i njohin te gjith se kush jane

    Përgjigju
    • Vloooona: 31/01/2020 23:10

      Pirth pirth se lirohesh ... jo po Hekuran Isai.... krenar ameti super politik dhe i betuar

  • naseri: 31/01/2020 20:34

    Ky Nakuçi shpejt do te perballet me nje kallzim ndaj tij sepse ka mbajtur pa te drejte nen hetim 2 persona pavaresisht nga vendimi i gjykates se shkalles se pare te krimeve te renda se per keto 2 persona, ne veprimet e tyre , nuk ka veper penale.

    Përgjigju
  • Ilir: 31/01/2020 20:18

    Pothuajse te gjithe keta nuk e justifikojne pasurine qe kane me rrogat e shtetit...! Te shohim ke do zgjedhin!

    Përgjigju
  • Alfons: 31/01/2020 19:29

    Disa nuk i njoh,por shumica (si psh aida hajnaj,merkaj,cipa,shkembi,kristaq dashi,lindita nushi ,e kompani )jane shum te dobet profesionalisht,medioker,si dhe shum te impikuar me marrje rryshfeti.shptesoj qe te mos zgjidhet njeri nga kjo loste me 40 veta,pasi me te vertete qe sja vlejn per asgje.

    Përgjigju
    • Drejt: 31/01/2020 20:29

      Ksaj i thone AliBaba Me 40 Hajdut.

  • Titi: 31/01/2020 19:17

    E kane kaluar vetingun?

    Përgjigju
  • sapa: 31/01/2020 17:47

    Pse megjithe mend ekziston tek kjo liste ndonje i pakorruptuar?

    Përgjigju
  • Drejtesia: 31/01/2020 14:39

    Shume emra te vjeter, Çipa me bindes ka punuar shkelqyer si drejtor i Tiranes dhe tek Krimet e Rënda

    Përgjigju
    • Polici: 31/01/2020 23:28

      Ky Çipa eshte njeri politik, drejtor ne qendren e Karreqit dhe shume e ka ose shef salle komandimi ne DPP.. Nuk e di se si i kane marre gradat duke hypur nga 5 njeheresh , me keq se ne kohen e Sales.

  • Ladi: 31/01/2020 10:38

    Ardian Cipa.. hahahaha... ketij I duhet BKH qe t'i afrohet edhe me sh krimineleve...

    Përgjigju
    • SPAKu: 31/01/2020 14:51

      Te ka arrestuar gje dhe ke inate? Hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?