Mbyllen degët e mësuesisë në Vlorë, rektori: Nota mesatare për pranimet e reja, na penalizon

2 Nëntor 2020, 20:20| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 20:25

  • Share

Data 2 nëntor 2020 shënon vitin e pa precendent akademik. Një vit pa studente në auditore, së paku gjatë këtij muaji.

Rektori i Universitetit të Vlorës, Roland Zisi ka sqaruar se leksionet do të zhvillohen online ndërsa seminaret dhe orët praktike në auditore.

Rektori Roland Zisi: "Mësimi do të jetë i alternuar në Universitetin Ismail Qemal. Leksionet kryesisht online, ndërsa në auditore vetem klasat me më pak se 30 studentë".

Studentet i gjetëm në korridoret e fakulteteve, duke u interesuar për oraret e mësimit. Ata flasin me shqetësim pasi jo të gjithë kanë pajisjet e duhura për të zhvilluar mësimin online.

"Do të ishte më mirë në auditore, nuk kemi ende asnjë informacion si do bëhet mësimi online. Duhet të ishin marrë masa më parë, se ka nxënës që skanë mjete elektronike apo internet".

Universiteti i Vlorës përballet këtë vit akademik edhe me një problem tjetër mjaft shqetësues. Disa degë të mësuesisë janë mbyllur për shkak se nuk ka pasur regjistrime.

Roland Zisi, rektor: "Degët Kimi, Fizike, Matematike, Gjuha italiane janë mbyllur për shkak te mungesës se regjistrimeve". Po kështu ka rënë numri i studentëve tek Gjuha angleze, Gjuha shqipe, pra ne degët e mësuesisë.

Mbyllja e degëve në Universitetin e Vlorës, dhe jo vetëm ka ardhur si pasoje e notes mesatare të diferencuar. Konferenca e Rektoreve i ka kërkuar Ministrisë së Arsimit të heqë notën mesatare 7.5 për pranimet në ciklin Bachelor.

"Arsyeja kryesore është nota mesatare e diferencuar. Nota mesatare 7.5 nuk i lejon studentet të regjistrohen në vit të parë. Para disa ditësh u mblodh Konferenca e Rektorëve, ku merrnin pjesë drejtuesit e të gjitha universiteteve publike, në mënyrë unanime u vendos që ti kërkohet Ministrisë së Arsimit të rishikojë vendimin për pranimet në universitete. Në mënyrë që nota mesatare të mos jetë më kriter për studimet Bachelor por vetëm për në nivelin Master", theksoi Zisi.

Në vitin akademik 2020-2021 janë regjistruar 820 studente të rinj. Degët e preferuara në Universitetin e Vlorës mbeten Infermieria, Drejtësia dhe Ekonomiku.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • çentrale: 02/11/2020 21:04

    Po ça universiteti i thoni ju .Ata rrine tere diten bareve e su kerkon njeri llogari. E pastaj doni studente ju . E keni bere me keq se 8 vjeçare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?