Bledar Zeneli

Mbyllen hetimet për Bledar Zenelin, bënte postime në rrjete sociale në mbështetje të ISIS! Akuzohet për 3 vepra penale

2 Maj 2023, 09:55| Përditesimi: 2 Maj 2023, 10:01

  • Share

SPAK ka përfunduar hetimet për Bledar Zenelin, i cili akuzohet për nxitje urrejtje dhe bënte thirrje terroriste në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS. Çështja ndaj tij është dërguar për gjykim.

Ndaj Bledar Zenelit, i njohur edhe si Elezi Ibrahimi akuzohet për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”.

Në bashkëpunim me persona të tjerë, ende të paidentifikuar bënte postime  publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet  terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?