TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur zyrtarisht hetimet për dosjen Meta-Kryemadhi dhe po bëhet gati ta depozitojë në GJKKO. Këtë të hënë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, prokurorët e dosjes e cila përfshiu tre hetime në një, aferën CEZ-DIA, skandalin e lobimit të LSI në SHBA dhe hetimin pasuror, kanë nisur t’i komunikojnë të pandehurve dhe avokatëve te tyre mbrojtës mbylljen e hetimeve, ndërsa zbulohet se mes të akuzuarve zyrtarisht është edhe nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.
Ish-vjehrra e Ilir Metës është marrë disa here në pyetje gjatë fazës së hetimeve, për shkak se SPAK thotë se ka ndihmuar ish çiftin të pastrojë paratë. Megjithatë ende është e paqartë se cilat janë akuzat zyrtare që rëndojnë ndaj Fatime Kryemadhit.
Ish-vjehrra e Ilir Metës, u paraqit këtë të hënë në SPAK për t’u njohur me akuzën, por u largua pasi oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë kërkuar që të gjejë një tjetër avokat, jo njëjtin me të cilin mbrohet e hetuara tjetër Ema Çokut.
Kjo e fundit u mor e pandehur për akuzën e pastrimit të parave në bashkëpunim, ndërsa ish-kreut të AKEP, Piro Xhixho, babai i deputetes Erisa Xhixho iu komunikua e njëjta akuzë që kishte gjatë hetimit “korrupsionit pasiv”.
Për tu njohur me përfundimin e hetimeve Monika Kryemadhi është thirrur për tu paraqitur të martën në orën 13.00. së bashku me avokatin mbrojtës.
Ndërkohë që vetë Meta dhe Kryemadhi, të cili statusi i të pandehurit iu komunikua që më 29 maj, do të paraqiten në ditët në vijim për të marrë dosjen e përfunduar të hetimeve.Atyre iu komunikuan akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Ish presidenti Ilir Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje.
Meta që prej 21 tetorit të kaluar ndodhet në arrest me burg, ndërsa Kryemadhi me detyrim paraqitje, të dy të akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Kryemadhi-Meta, tashmë ligjërisht të divorcuar, akuzohen se ndër vite kanë ushtruar pushtetin e tyre për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme dhe kanë fshehur burimin e tyre duke përdorur edhe familjarët.
Komente

Po Drini vellai I Monika Kryemadhit dhe ish kunati I Ilir Metes kur do ta hetoni hajdutin tjeter te familjes
PërgjigjuFuteni nē burg kētē familje kryehajdute tē pa cip e pa din e iman. Konfiskoini çdo qindark tē vjedhur nga populli e kthejani mbrapsht popullit fukara Albanistanit.
PërgjigjuKETA ZORRAXHINJ JANE KAPERDISUR NE TIRANE ME DJERSEN E VJEDHUR TE POPULLIT SHQIPTAR..SPAKU TE MARRE HAK PER NE POPULLIN QE JETOJME ME DJERSEN E BALLIT...
PërgjigjuÈshtè interesante ta ndjekèsh kètè lukuninè dhe ulurimèn e ujqve mediatikè tè kètyre "dhèndurève" tè SPAK Veliaj,Xoxe,Meta, Kryemadhi. PO I MBAJNÈ PA AKTAKUZÈ TÈ IZOLUAR,,,PO I MBAJNÈ KOT,JANÈ METODA SIGURIMI KÈTO. Deri iu paraqitet aktakuza. Kam respekt pèr punèn e SPAK edhe pse qytetari shqiptar,,pret shumè mè tepèr nè kètè aspekt. Kèta janè ushunjza tè kètij populli. Shqipèria, u boshatis prej kètyre hajdutève tè pangopur. Kèta bènin miliarda, pèr shqiptarèt nuk mbetej tjetèr veçse largimit. E vetmja e vèrtetè qè ka nxjerrè nga goja Sali komunisti spiun, ishte kur e pèrshkrojè Metèn me ato epitetet e zgjedhura. Natyrisht qè iu desh ta lèpinte atè qè pèrshtyu, ca mè vonè, por ajo ishte punè e hajdutèrisè dhe makutèrisè sè familjes sè tij biologjike pastaj. Respekt SPAK.
PërgjigjuDenojini me burgim te perjetshem keta ndyresira......
PërgjigjuI pa ngopur Pirro Xhixho hajdut gjith jetën mbete.
PërgjigjuE vetmja e Drejte qe i eshte shkelur Ilir Floririt eshte radha e gjykimit; e ka radhen pas Salih Berishes.
Përgjigju