'Toytota Auris' me 3.4 mln euro në gjyq, ja cfarë vendosi prokuroria, porositësit ende në arrati

12 Shtator 2019, 10:44| Përditesimi: 12 Shtator 2019, 15:21

  • Share

Futën në Shqipëri 3.4 milionw euro me dy 'Toyota Auris' të cilat ishin në autotrenin që vinte nga Belgjika, merret të pandehur në kuadër të grupit të strukturuar kriminal Edi Lika, djali i tij Klevi Lika dhe pronari kompanisë së transportit të mjeteve Alban Mollaymeri.

Ndërsa personi i katërt i arrestuar me ta i cili ishte shoferi i autotrenit “bizark” Agim Ceka nuk është konsideruar pjesë e grupit dhe ndaj tij prokuroria ka ngritur vetëm akuzën e armëmbajtjes pa leje pasi në banesë atij gjatë kontrollit i është gjetur vetëm një armë.

Personat që sipas prokurorisë shqiptare kanë porositur këto mjete jashtë vendit për ti sjell në Shqipëri Alfred dhe Vladimir Vladi nuk ka një mbyllje të hetimeve ndërsa ata prej qershor 2018 janë në arrati.

Edhe prokuroria Belge po kryen një hetim të sajin për origjinën e parave dhe destinacionin final të tyre por ky hetim mbetet i hapur, ndërsa pak javë më parë ata morën në pyetje në Shqipëri edhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Basha ishte i pari që foli për miliona euro në sallën e parlamentit, ndërsa asokohe ai ju drejtua taulant ballës si personit që ja kishin zbuluar Toyota Yaris me miliona euro. 3.4 milion euro u sekuestruan më 24 qershor në portin e Durrësit, ndërsa prej asokohe edhe prokuroria shqiptare ka nisur një hetim por ende nuk ka një rezultat për personat e përfshirë, origjinën dhe destinacionin final të eurove.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?