Mbyllen hetimet, SPAK dërgon për gjykim ish drejtorin e RTSH Thoma Gëllçin

15 Mars 2022, 10:26| Përditesimi: 15 Mars 2022, 10:28

  • Share

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-drejtorin e përgjithshëm të RTSH, Thoma Gëllçin për shpërdorim detyre, ndërsa 3 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Murja akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Një tender në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në nëntor të 2018-së për 'RTSH Agro', çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. SPAK bëri arrestimin e tyre.

Bëhet fjalë për tenderin për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro me vlerë 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh), afro 1 mln dollarë me TVSH.  Zyrtarët e RTSH-së u arrestuan në fillim të muajit Tetor, pas denoncimit që bënë kompanitë e skualifikuara në tender.  

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?