Superprenotime për Festivalin e 11, salla plot për të tri netët që startojnë sot në Bunk'Art1 (VIDEO)

9 Dhjetor 2019, 07:20| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 13:06

  • Share

TIRANË- Në “Bunk’Art1, i konceptuar si ambienti ideal për të rikrijuar atmosferën e Festivalit të 11-të, përgatitjet për tri netët e shfaqjes, nuk kanë të reshtur, duke startuar në provat gjenerale.  Atmosferë pune e entuazmi në bunker, mbushet plot salla per te tri netet e festivalit. 

Protagonistët e organizatorët shfaqin entuziazmin dhe dëshirën për t’i rijetuar si dikur ato tri netët magjike që mbushën me shpresa dhe ëndrra lirie kryeqytetin dhe rininë e vendit. Ndërsa festivali do të ristartojë, duke nisur nga kjo e hënë, në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor, skenografia, siç e pati bërë në vitin 1972  Edi Hila është gati.

Në këtë skenë pritet rikthimi i vlerave origjinale, me zërat origjinalë, por edhe me interpretues të rinj.  Rikthehen si dikur këngëtarët Liljana Kondakçi e Bashkim Alibali.

 Prezantuesi i festivalit të 11-të Bujar Kapexhiu do të rikthehet ekskluzivisht në skenë me Marsela Çibukaj.

 “Festivali i 11- të ishte një festival krejt ndryshe nga festivalet e tjera. Ishte një përpjekje e madhe e krijuesve, e këngëtarëve e regjisorit e konferencierëve  dhe e gjithkujt që mori pjesë në këtë festival si krijues, që të bënte diçka të re, të bënte diçka interesante, që nuk ishte bërë deri në atë kohë”, -tha prezantuesi i festivalit të 11-të Bujar Kapexhiu.

 Do t’i mungojë partnerja e festivalit, aktorja e njohur Edi Luarasi, por nuk do të mungojnë disa nga protagonistët e teknicienët e festivalit të 11-të, të cilët do të jenë pjesëmarrës në tri netët spektakolare.

“Kjo është dhimbshme, pa dyshim, sepse kur kujton një kohë,  në të cilën ke kaluar aq bukur me atë krijimtari interesante, të vjen keq që nuk i ke më kolegët,  nuk ke më këngëtarët, nuk ke më regjisorin, nuk ke më të tjerë krijues, që me aq pasion, me aq dashuri ndërtuan një spektakël aq interesant,  që nuk i vjen më telespektatorit.  Të vjen keq, po megjiithatë sot ky festival do të jetë një mesazh përkujtimi për ata njerëz që nuk jetojnë sot, por që i dhanë aq shumë muzikës”, tha prezantuesi i festivalit, Bujar Kapexhiu.

Regjisori e prezatuesi Bujar Kapexhiu

Ideatori dhe gazetari Carlo Bollino e ka konceptuar rikthimin e festivalit si një mision për të bërë “katarsis”, me qëllim që të mos të kthehen kurrë fantazmat e së kaluarës diktatoriale në shoqërinë shqiptare.

Ideatori dhe gazetari Carlo Bollino me prezantuesen Marsela Çibukaj

Me sa duket një projekt  i bërë më pasion dhe këmbëngulje nga ai, bashkë me stafin që ndihmon si Admirina Peçi, Andi Kondi dhe regjisori Ervin Kotorri, do të sjellë në skenë një event artistik që do të shkoj përtej imagjinatës

 “Ka vite që unë dëgjoj që thonë të rikthejmë festivalin e 11-të, të rikthejmë në skenë festivalin e 11të me të gjitha detajet, ashtu siç ka qenë, por me sa duket kjo gjë nuk u arrit. Por e rëndëshmja dhe e bukura është që duhet falenderuar zoti Bollino. Është ai që e riktheu dhe sot po jepet festivali i 11-të në formën e tij më origjianle; duke kujtuar disa aspekte, që ishin në atë kohë, që nuk ndodhin më sot.”, tha Kapexhiu.

I pyetur se “A ja vlen të studiohet si histori muzike ky festival sot?”, Bujar Kapexhiu shprehet se:  “Padyshim edhe nga ana muzikore qe një ndryshim shumë i madh, dhe këtë e thonë vetë pjesëmarrësit që kanë qenë në këtë festival. E thonë kompozitorët, këngëtarët, poetët dirigjentët dhe ata e përcaktuan si një ndryshim, si një hop cilësor në historinë e muzikës shqiptare”, tha Bujar Kapexhiu.  

Regjisori e prezatuesi Bujar Kapexhiu e Marsela Çibukaj

Ndërsa protagonistët dhe organizatorët po i japin jetë skenës së veçantë të tri netëve të festivalit të 11-të, do të jenë të ftuarit specialë ata që do të elektrizojnë atmosferën. Entuziazmi, muzika, energjia krijuese dhe nostalgjia e mbushur me surprizat që na presin, edhe me të ftuarin Albano Karrizi, do të rikthejnë festivalin që tronditi diktaturën komuniste në Shqipëri, në kohën e duhur, në vendin e duhur dhe me njerëzit e duhur.

E ku tjetër veçse në Bunk'Art 1? Falë bashkëpunimit Të Report TV me RadioTelevizionin shqiptar dhe me qendën “Ura” ky festival premton kaq shumë surpriza. Mos harroni, nis në datën  9 dhjetor në orën 17: 30, ku përmes prenontimeve falas publiku është i ftuar ta rijetojë tri netë radhazi spektaklin më tronditës të diktaturës që u mbajt në vitin 1972.

Skena e Bunk'Art1

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Teuta: 09/12/2019 10:30

    Super ide. Sidomos per brezat e rinj qe nuk dine asgje

    Përgjigju
  • Pyetje:: 08/12/2019 21:14

    Kur mund te trasmetohet nepermjet ReportTV ? Apo nuk trasmetohet nepermjet ReportTV ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?