Është garë kokë më kokë në Moldavi gara mes pro- europianëve dhe filo-rusëve. Sipas rezultateve të para, me 18% të fletëve të votimit të numëruara, Partia pro BE Veprim dhe Solidaritet (PAS) e presidentes Maia Sandu kryeson me 38%.
Blloku Patriotik i udhëhequr nga ish-presidenti Igor Dodon, i afërt me Kremlinin, ndjek me 34,5% të votave.
Numërimi sapo ka filluar dhe do të vazhdojë gjatë gjithë mbrëmjes; vendimtarë do të jenë edhe votat e diasporës, të cilat tradicionalisht orientohen drejt Evropës.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet parlamentare në Moldavi/ Numërohen 85% e votave, kryeson bindshëm partia pro BE me mbi 44%, e dyta aleanca pro ruse me afro 28%
K.M/ReportTv.al