Politikë

Mbyllen regjistrimet/ 53 subjekte në garë për 11 majin, mes tyre edhe partia e Bashës! Sot dita e fundit për koalicionet, ende asnjë kërkesë në KQZ! LISTA e subjekteve

3 Mars, 13:40| Përditesimi: 3 Mars, 15:55

  • Share

Janë mbyllur sot në KQZ regjistrimet e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e 11 majit.

Ilirjan Celibashi regjistroi edhe dy partitë e fundit, dhe kështu numri total i logove për parlamentin e ri, shkon në 53.

Të fundit u regjistruan grekët e partisë MEGA, të cilët kaluan një përçarje të brendshme për kryetarin e partisë.

Me vonesë, por ja doli. Edhe Lulzim Basha garon për 11 majin, duke regjistruar partinë Koalicioni Euroatlantik, me kryetar Endri Hasën.

Deri sot në mesnatë, partitë kanë të drejtë që t’i paraqesin KQZ-së kërkesë për tu grupuar në koalicione, por deri më tani, asnjë e tillë nuk është depozituar në këtë institucion.

Datat për përfundimin e afateve: 
12 Mars- Përfundon afati për dorëzimin e listave shumemërore të kandidatëve
17 Mars - Përfundon afati për verifikimin e dokumentacionit të kandidatëve
20 Mars - Përfundon afati për plotësimin e dokumentacionit të kandidimit
25 Mars - Përfundon afati për miratimin e listave shumemërore
Lista e 53 partive të regjistruara Në KQZ për zgjedhjet e 11 Majit:
-Partia “Aleanca Demokracia e Re”, me kryetar Edmond Stojku
-Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”, me kryetar Eduart Abazi
-“Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”, me Kryetar Rivelino Çuno
-“Partia e Reformave Demokratike Shqiptare”, me kryetar Krenar Rryçi
-“Aleanca Arbnore Kombëtare”, me kryetar Gjet Ndoj
-Partia “Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet”, me kryetar Gaqo Apostoli
- Partia “Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë”, me kryetar Selami Jenishehri
-Partia “Ardhmërija Shqiptare”, me kryetar Emin Subashi
-Partia “Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane”, me kryetar Valentino Mustaka
-Partia “Djathtas 1912”, me kryetar Rezart Kthupi
-“Partia Socialiste e Shqipërisë”, me kryetar Edi Rama
-“Partia Demokratike”, me kryetar Sali Berisha
-“Partia e Lirisë”, me kryetar Ilir Meta
-Partia “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, me kryetar Adriatik Lapaj
-Partia “Nisma Thurje”, me kryetar Endri Shabani
-“Partia Lëvizja Bashkë”, me kryetar Arlind Qori
-Partia “Mundësia”, me kryetar Agron Shehaj
-“Partia Demokristiane e Shqipërisë”, ke kryetar Nard Ndoka
-“Partia Lëvizja e Legalitetit”, me kryetar Shpëtim Axhami
-“Partia Kristian Demokrate”, me kryetar Dhimitër Muslia
-“Partia Kombëtare Konservatore Albania”, me kryetar Kujtim Gjuzi
-“Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë”, me kryetar Zef Bushati
-“Partia Balli Kombëtar Demokrat”, me kryetar Artur Roshi
-“Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, me kryetar Ylber Valteri
-“Partia Balli Kombëtar”, me kryetar Adriatik Alimadhi
-“Partia Unitetit Kombëtar”, me kryetar Idajet Beqiri
-“Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”, me kryetar Vangjel Dule 
-Partia “Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian”, me kryetar Vasil Sterjovski
-Partia Lëvizja “Atdheu”, me kryetar Kreshnik Osmani
-Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”, me kryetar Mhill Gecaj
-Partia “Drejtësia Shoqërore”, me kryetar Tanush Kaso
-“Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, me kryetar Agron Duka
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë”, me kryetar Kadri Isufaj
-“Partia Ora e Shqipërisë”, me kryetar Zef Shtjefni
-“Partia Emigracioni Shqiptar”, me kryetar Kostaq Papa
-“Partia Komuniste e Shqipërisë”, me kryetar Qemal Cicollari
-“Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova
-“Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti
-Partia “Drejtësi  Integrim dhe Unitet”, me kryetar Shpëtim Idrizi
-“Partia Republikane Shqiptare”, me kryetar Fatmir Mediu
-“Partia Lëvizja Demokratike Për Ndryshim”, me kryetar Nikolin Staka
-“Partia Socialdemokrate”, me kryetar Tom Doshi
-Partia “Fryma e Re Demokratike”, me kryetar Sali Shehu
-Partia “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar”, me kryetar Dashamir Shehu/Eqerem Spahiu
-Partia “Personat me Aftësi të Kufizuar”, me Kryetar Gjovalin Shqalshi
-Partia “Aleanca Kombëtare Shqiptare”, me Kryetar Elena Kocaqi
-Partia “Lidhja për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë”, me kryetar Marjus Malaj
-Partia “Fronti i Majtë”, me Kryetar Marko Dajti
-Partia “Rruga e Vërtetë Shqiptare”, me kryetar Muharrem Doda
-“Partia Aleanca Socialiste Shqiptare”, me kryetar Gëzim Alibali
-Partia “Aleanca Europiane Ekologjike”, me kryetar Sazan Guri
-Partia Koalicioni Euroatlantik, me kryetar Endri Hasa
-Partia MEGA, me kryetar Kristo Kiço

S.B/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A nxorën primaret e PD-së kandidatët më të mirë për 11 majin?