Ndeshja Teuta-Vllaznia

Mbyllen tre ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, caktohet ekipet gjysmëfinaliste

24 Qershor 2020, 18:52| Përditesimi: 24 Qershor 2020, 18:56

  • Share

Janë luajtur në orën 16:30 tre nga katër ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Tirana e cila ishte thuajse e kualifikuar që në ndeshjen e parë, pasi fitoi 4-1 në kryeqytet kundër Besëlidhjes sot ka marrë një barazim 1-1 në Lezhë. Të parët realizuan vendasit në pjesën e dytë, ndërsa në minutat e fundit Muçi barazoi për bardheblutë.

Në gjysmëfinale Tirana do të ndeshet me Teutën, pasi bardheblutë kanë fituar 1-0 ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve me Vllazninë. ‘Djemtë e detit’ ishin më të avantazhuar në këtë sfidë, pasi 90 minutat e para në Shkodër u mbyllën me shifrat 2-2, por gjithsesi edhe në Durrës nuk i kanë lënë shumë shpresë ekipit mik.

Ndërkohë ndeshja tjetër mes Kukësit dhe Apolonisë ka përfunduar me rezultatin 3-1. Verilindorët vinin pas fitores 1-2 në Fier dhe nuk e patën të vështirë të mbyllnin llogaritë dhe të kalonin në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Skënderbeu-Bylis.

Ndeshja e parë në Ballsh është mbyllur 1-0 dhe sot korçarëve iu duhet të përmbysin shifrat.

Komento

Komente

  • veseli: 24/06/2020 22:26

    pasi bardh e blute kane fituar nje me zero nuk jane teuta kujdes bardh e blute jane tirana

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?