MALI I ZI- Ditën e sotme në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Qytetarët votuan për të zgjedhur presidentin e ri mes katër kandidatëve, mes tyre edhe presidenti aktual Millo Gjukanoviç. Votimet u hapën në orën 07:00 dhe u mbyllën në 20:00, ndërsa sipas Qendrës për Monitorim dhe Kërkime, deri në orën 19:00 kanë votuar 60.5 për qind e banorëve me të drejtë vote.
Janë publikuar rezultatet paraprake, ndërsa sipas tyre, presidenti aktual Gjukanoviç do të shkojë na balotazh me kandidatin e Lëvizjes Evropa Jakov Milatoviç. Deri më tani janë votuar rreth 80% e votave, dhe Gjukanoviç ka siguruar rreth 36% të votave, ndërsa Milatoviç ka rreth 29%. Asnjëri nga kandidatët nuk siguroi 50% të vitave për t'u shpallur fitues, kështu Gjukanoviç dhe Milatoviç do të shkojnë në balotazh. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill.
Kandidatët tjerë në garën, kreu i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç, mori rreth 20% të votave. Ish-kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Alleksa Beçiç mori mbi 11% të votave, Draginja Vuksanoviç Stankoviç nga Partia Socialdemokrate mori mbi 3% të voatve. Kanidati i koalicionit Mali i Zi i Bashkuar, Goran Danilloviç mori 1.5% të votave dhe Jovan Joxhir Radulloviç nën 1%.
Gjukanoviҫ akuzohet për korrupsion
Gjukanoviç, 61 vjeç, është në garë për mandatin e tretë si president i Malit të Zi. Ai ka mbajtur pozitat më të larta në Qeverinë e Malit të Zi në tri dekadat e fundit. Ka shërbyer gjashtë herë si kryeministër, përkatësisht prej vitit 1991. Gjukanoviҫ akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë DPS. Gjukanoviҫ dhe partia e tij nuk i pranojnë akuzat. Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve. Të enjten Gjukanoviҫ vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e para presidenciale që nga përmbysja e Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç që ishte në pushtet më shumë se tre dekada, kur në gusht të vitit 2020, Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, Demokratët dhe lëvizja URA fituan shumicën në parlament. Zgjedhjet presidenciale u zhvilluan në një mjedis krize institucionale dhe politike, kur dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale u shpallen zgjedhjet e parakohshme parlamentare për në qershor.