Politikë

Mbyllet afati i dorëzimit të kandidaturave për 'primaret' në PD, regjistrohen 300 emra, nis shqyrtimi i dokumentacionit

18 Shkurt, 13:50| Përditesimi: 18 Shkurt, 21:58

  • Share

TIRANE- Sot ka përfunduar afati që PD kishte vënë për dorëzimin e kandidaturave për garën e primareve.

Aktualisht KOKOE (komisioni i zgjedhjeve) është mbledhur për të shqyrtuar kandidaturat sa i takoj aspektit formal të dokumentacionit.

Nesër ose pasnesër kryesia do të mblidhet për të miratuar listën e kandidaturave për primare. Sipas burimeve janë rreth 300 emra që kanë dorëzuar kërkesën për tu futur në primare.

Procesi i votimit të anëtarësisë përmes së cilit do të përcaktohen kandidatët e saj për deputetë do të zhvillohet më 1 mars

Primaret do të bëhen në rang qarku, por kandidatët do të duhet të kalojnë një kuotë minimale të votave të demokratëve, kuotë që do të caktohet në çdo qark në varësi të anëtarësisë.

Por vota e demokratëve nuk mjafton.

Për të qenë kandidat zyrtarisht i PD, të kualifikuarit nga vota e demokratëve duhet të kalojnë edhe një test të dytë, që në rregulloren e primareve cilësohet si ‘angazhim në kauzat e PD’.

Me gjasë, Berisha do vërë në peshore edhe mbështetjen e atyre që duan të bëhen pjesë e listave, në betejën e tij personale, në tërësinë e kauzave të PD-së në këto vite.

Ndryshe nga sa Berisha kishte deklaruar, rregullorja mbron edhe drejtuesit politikë, duke i lënë jashtë votës së demokratëve. Drejtuesit politikë nuk do të jenë në primare, madje ata do të jenë ‘gardianët’ e procesit.

DREJTUESIT POLITIKË NË PD
Sali Berisha
Flamur Noka
Edi Paloka
Jozefina Topalli
Belind Këllici
Albana Vokshi
Besar Xhaferri
Oerd Bylykbashi
Gazment Bardhi
Agron Gjekmarkaj
Luciano Boci
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Ivi Kaso
Tomor Alizoti
Eno Bozdo
Tritan Shehu
Ina Zhupa
Bujar Leskaj

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?