Godina e RTSH-së

Sociale

Mbyllet afati për kandidaturat e Këshillit Drejtues të RTSH-së, Report Tv zbardh listën me 68 EMRA! Figura të njohura të kinemasë, artit dhe medias, luftohet për 11 vende

8 Mars, 19:09| Përditesimi: 8 Mars, 19:21

  • Share

Tiranë- Zbardhet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së pas mbylljes së afatit të aplikimeve dhe dorëzimit të kërkesave, që ishte 7 marsi (dje).

Në total do të jenë 68 emra që do të garojnë për 11 vendet në Këshillin Drejtues, pasi Parlamenti shkarkoi me propozim të Komisionit të Medias këshillin e parë si pasojë e shkeljeve të gjetura në procedurat për garën e drejtorit të përgjithshëm.

Gazetarja e Report TV, Esiona Konomi informon se në vijim, kandidatët do t’i nënshtrohen dëgjesave në Komisionin e Medias. Në listë spikasin emra të njohur të artit, kinematografisë shqiptare dhe medias.

Mes tyre aktori i njohur Kastriot Çaushi, njëherazi edhe rektor i Universitetit të Arteve, aktorja Rajmonda Bulku, kompozitori Osman Mula apo edhe regjisorët Besnik Bisha, Robert Budina dhe Arjan Culiqi, aktorët Agim Bajko, Arben Derhemi, aktori dhe karikaturisti Bujar Kapexhiu, kompozitori Edmond Zhulali, gazetarët Rezear Xhaxhiu dhe Lorenc Vangjeli, si dhe Ylljet Alliçka e të tjerë, të cilët do jenë në garë për anëtarë të bordit drejtues të televizionit publik.

Pas shkarkimit të 11 anëtarëve të këshillit drejtues të RTSH për shkeljen e procedurave në garën për drejtor të përgjithshëm të televizionit, dhe një sërë shkeljesh të tjera për konflikt interesi deri në kufijtë e shpërdorimit të detyrës, Kuvendi ka nisur edhe procedurat për përzgjedhjen e bordit të ri. Vendimi u mor nga Parlamenti në seancën e 17 shkurtit me votim.

Deri në datën 4 mars ishin dorëzuar 55 kandidatura, kurse tani numri ka arritur përfundimisht në 68 garues.

Lista e 68 kandidatëve për Këshillin Drejtues të RTSH:

1. Agim Bajko 

2. Alfons Zenelaj 

3. Alket Braho 

4. Anila Varfaj 

5. Anna Kove 

6. Arben Derhemi 

7. Arben Lami 

8. Arben Muça 

9. Arian Syknej 

10. Arjan Çuliqi 

11. Artan Maku 

12. Artan Reçi 

13. Artur Zonja 

14. Bardhyl Sejdarasi 

15. Besnik Bisha 

16. Belioza Çoku 

17. Blerti Delija 

18. Bujar Kapexhiu 

19. Durim Neziri 

20. Drita Avdyli 

21. Edmond Zhulali 

22. Elton Kadisi 

23. Enio Civici 

24. Erjona Kakeli 

25. Erion Prendi 

26. Ermal Mulosmani 

27. Fatjon Hoxhalli 

28. Floriana Paskali 

29. Gaspër Marku 

30. Genc Tomço 

31. Harilla Koçi 

32. Henri Muça 

33. Hilda Gorica 

34. Hysni Gurra 

35. Irena Myzeqari 

36. Jonid Jorgji 

37. Kastriot Çaushi 

38. Kristo Thoma 

39. Kristaq Pilo 

40. Kleart Duraj 

41. Klaudio Pulaha 

42. Laureta Roshi 

43. Lorenc Vangjeli 

44. Malvin Kaçaj 

45. Melsi Qirici 

46. Merita Fanku 

47. Olimpjon Shurdi 

48. Olsi Abazi 

49. Osman Mula 

50. Pano Xhixho 

51. Petrit Beci 

52. Rafaela Marteta 

53. Raimond Cimbi 

54. Rajmonda Bulku 

55. Rezear Xhaxhiu 

56. Rita Gjeka Kacarosi 

57. Rita Xheka Kacarosi 

58. Robert Budina 

59. Rozeta Feri 

60. Saimir Bakalli 

61. Silvja Gjepali 

62. Sokol Gjoshi 

63. Thanas Goga

64. Valbona Lasku 

65. Xhelil Aliu 

66. Ylljet Aliçka 

67. Zamir Kokonozi 

68. Zylyftar Bregu

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ethem Lalaj: 09/03/2025 11:57

    Asnjë nga këta.Të kthehet në TVSH THOMA GËLLÇI i cili u ARRESTUA PA FAKTE PËR TA LI MARR POSTIN & FITOI NË GJYKATËN E STRASBURGUT. Edhe TVSH kërkon ta rrëmbej SALIKRIMI,ndonse ka kapur 99 % të TV,GAZETAVE,PORTALEVE..KËNETË FATKEQSI KOMBËTARE.

    Përgjigju
  • INDIFERENTI: 08/03/2025 21:50

    PO ÇFARË DUAN DISA PËR MOS ME THËNË SHUMË POLITIKAN TË DALË BOJE E PENSIONISTA?AKOMA DUAN TË VANË LEKËT E POPULLIT?JAN SHUMË TË ASHTUQUAJTUR AKTOR,GAZETAR,ISH PUNONJËS AMBASADASH QË AKOMA DYAN FAVORE(LEKË).HAPINI RRUGË TË RINJVE!NUK KENI LINDUR O KASTË E PISËT TË ASHTUQUAJTURISH INTELEKTYAL TË FUSHAVE TË NDRYSHME QË PAK NGA JU KENI SHKËKQYER.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?