Mbyllet ‘Agjencia e Diasporës’, gati struktura e re në MEPJ! Zv/ministrja: ristrukturim! Açka: Akt i nxituar! Zhupa: S’u dëgjua pala e prekur

6 Qershor 2023, 16:28| Përditesimi: 6 Qershor 2023, 19:59

  • Share

"Këtë akt do ta quaja nxitim që më shumë do t’i prishi punë se sa do t’i ndreqi  diasporës…", tha Flutura Açka.

Me 9 vota pro dhe 4 vota kundër, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratoi shkrirjen e Agjencisë së Diasporës si institucion autonom. Në vend të saj, një strukturë e posaçme do të jetë në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Kush mban përgjegjësi me këtë agjenci, pse talleni me taksat e shqiptarëve? E hapët me shumë bujë ndërsa tani e mbyllni. Shumica e shqiptarëve janë jashtë Shqipërie, doni t’i mblidhni në një zyrë. Unë do të doja të vinit me një ligj sot se kjo çështje është shumë e rëndësishme për diasporën", tha Flutura Açka, kryetare e Komisionit.

“Agjencia nuk mbyllet dhe nuk ndryshon përveç varësisë që nuk mund të jete e pavarur. Nuk do të ketë asnjë ndryshim në buxhet dhe detyra. Ka vetëm një ristrukturim”, tha Artemis Malo, Zv/Ministre e Punëve të Jashtme.

“Aktorët kryesorë nuk dëgjohen. Pra ku agjencia që shkrihet nuk dëgjohet, nuk ftohet në komision, nuk jep mendim për ta shkrirë dhe ndërtuar në një formë të re”, tha Ina Zhupa, deputete e PD.

Struktura e posaçme që do të zëvendësojë Agjencinë e Diasporës do të ketë përgjegjësinë direkte për të realizuar të gjitha detyrat dhe projektet për Diasporën Shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?