Sport

Mbyllet ankandi për shitjen e Vllaznisë, vetëm 3 ofertues! Javën e ardhshme shpallet fituesi

11 Maj 2021, 16:25| Përditesimi: 11 Maj 2021, 16:26

  • Share

Bashkia Shkodër, ashtu siç ishte bërë me dije, ka mbyllur sot ankandin për shitjen e klubit të Vllaznisë, aksionet e së cilës janë vlerësuar me një shifër fillestare prej pak më shumë se 500 milionë lekë. Sipas bashkisë janë 3 ofertues të cilët janë interesuar, ndërkohë që bëhet me dije se fituesi do të shpallet me datë 19 maj.

Vlen për t’u theksuar se ish-presidenti Valter Fushaj ka hequr dorë për blerjen e klubit pasi e ka konsideruar si shumë të madh borxhin që ka.

“Sapo ka përfunduar seanca parë e zhvillimit të procedurës “Shitje me anand të aksioneve të Klubit të Futbbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%.".

Në këtë fazë ishin prezent të gjithë anëtaret e Njësise së Ankandit dhe subjektet e interesuara personalisht ose me përfaqësues.

Dorëzimi i zarfave të dokumentacionit të ofertuesve u administrua nga Sektori i Protokollit në Bashkinë Shkodër në zbatim të afatit të përcaktuar: Data 11.05.2021 ora 10.00.

Në këtë seancë Njësia e Ankandit hapi dhe lexoi ofertat, në përputhje me nenin 35 të ligjit "Për ankandin publik" dhe me përcaktimet në rregullat e ankandit publik si dhe, bëri administrimin e dokumentacionit të subjekteve ofertues pjesëmarrës.

Të gjitha veprimet u shënuan në proçesverbalin përkatës të zhvillimit të ankandit ku u pasqyruan të gjitha dokumentet që shoqërojnë ofertën për secilin subjekt ofertues.

Në procedurën “Shitje me ankand të aksioneve të Klubit të Futbollit “Vllaznia” sh.a. në masën 100%”, morën pjesë 3 subjekte ofertuese.

Njësia e Ankandit vuri në dijeni përfaqësuesit e subjekteve ofertuese që më datë 19.05.2021, ora 10.00, do t’u komunikohet rezultati i vlerësimit të dokumentacionit ligjor dhe ofertës ekonomike,”-thuhet në njoftimin e bashkisë.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?