Komisioni Anti-korrupsion i ngritur 14 muaj më parë, e përfundoi mandatin që i besoi kuvendi. I ngritur majin e 2024-s, me bujë e dyshime të forta për ndërhyrje në drejtësinë e re, Komisionit i posaçëm anti-korrupsion i Fatmir Xhafajt përfundoi.
“Këto interpretimet e superkomisionit, që do kapte drejtësinë, do kapte SPAK-un, ma bëni me dije pas 14 muajve pune të Komisionit, ku gjendet në një faqe të dokumentit dhe punës?", tha Xhafaj.
Për momentin, sfidës publike e Fatmir Xhafajt media e ka të vështirë t’i përgjigjet, pasi “Konsolidimi i Reformës në Drejtësi”, objekti më i rëndësishëm i këtij komisoni, iu la legjislaturës së ardhshme.
“Kuvendi do e ketë në prioritet analizën e punës se drejtësisë në sesionin e parë të legjislaturës së re. Ne e lamë ne gjysmë punën dhe analizën pasi kishim para zgjedhjet dhe nuk donim të lidhej me to…për realizimin e detyrës për kapitullin “III.3 – Konsolidimi i reformës në drejtësi. është e nevojshme që një Komision ose një nënkomision parlamentar i përhershëm ose një strukturë në nivel institucional që do gjykohet nga Parlamenti”, tha Xhafaj.
Bashkëpunimin që institucionet e drejtësisë si KLGJ, KLP, SPAK, ILD e Gjykata e Lartë refuzuan ta ndërtonin me “Antikorrupsionin”, Xhafaj e sheh si një shans të humbur.
“Janë vetë ata që kanë sjellë 150 amandamente për ndryshim. Kush i bën këto, a i bën Kuvendi? Ne u thamë merrini këto, diskutojini së bashku dhe na thoni se çfarë kërkojeni. Ne ua dhamë këtë kompetencë, ua dhamë këtë shans e mundësi. Do e them sinqerisht, ata humbën një shans shumë të mirë, për të bërë analizën për punën e tyre dhe për të diskutuar dhe kaluar ato amendamente që donin”, vijoi Xhafaj.
Legjislaturës së re do t’i takojë edhe diskutimi për zgjatjen e mandatit të prokurorëve të SPAK.
“Deri më sot nuk kam parë argumente që e justifikojnë një zgjatje mandati. Mendoj se duhet të ketë një diskutim të mirëfilltë institucional”, theksoi Xhafaj.
Për çështje prioritare, siç është raporti i politikës me paranë përmes financimit të partive, Xhafaj tha se puna është në fazat e para.
“Po diskutojmë nëse do ketë ndërhyrje në ligjin aktual, apo një ligj të ri për financimin e partive politike”, tha Xhafaj.
Puna e komisionit u mbyll me hartimin e dy dokumenteve të rëndësishëm, një analitik për situatën aktuale në tre shtyllat kryesore: Mirëqeverisja, Anti-korrupsioni dhe Sundimi i ligjit, si dhe me një plan veprimi për të adresuar mungesat e boshllëqet ligjore.
Komente

Po normale edhe un po ta bena e ta cilesoja po vet te sukseshem do thoja. Po kur gjeni nje popull pa krye e pa bisht jo te beni komisione biles sa me shum ta zhvasni deri ne rrenje kete popull mjeran... u shkrifshi te gjithe elita politike nga edi rama me sali me ilir e me keto qe perfaqeson politiken ne Shqiperi... hajduta me license.
Përgjigju