Vetëm pas një sezoni dhe shumë milion eurove të shpenzuara, Chelsea do të ndajë rrugët me trajnerin Mauricio Pochettino. Argjentinasi besonte se mund të vijonte, por palët e kanë mbyllur me njëra-tjetrën.
Mediat britanike bëjnë të ditur se palët kanë gjetur akordin për prishjen me marrëveshje të kontratës. Ai firmosi me këtë klub në verën e kaluar një kontratë dyvjeçare, por tashmë do të largohet.
Chelsea këtë sezon ka patur një sezon me shumë ulje-ngritje, ndërsa sezonin e ardhshëm do jetë jashtë Champions League pavarësisht shpenzimeve marramendëse. Mbetet për t’u pare nëse ky vendim do këtë ndikim edhe tek Armando Broja, sulmuesi shqiptar i huazuar te Fulham.