Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë të Malësisë së Madhe në një lidhje me skype në emisionin "Pa Protokoll" në Report Tv tha se të hënën institucioni do të fillojë normalisht punën me masa të rrepta.
"Pas konfirmimit të punonjësve me COVID, ambienti është dezinfektuar. Ata nuk shfaqën asnjë simptomë. Kjo do të quhet si ditë pushimi dhe puna do të fillojë të hënën", tha Marinaj.
Bashkia e Malësisë së Madhe është e para që është mbyllur në vend për shkak të koronavirusit. Tre punonjësit e prekur nga COVID-i janë dy sekretare dhe një shef shërbimi, ndërkohë që priten përgjigjet për 6 të tjerë që kanë pasur kontakte.
Deri më tani Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID, një të infektuar dhe një viktimë duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura. Numri i të prekurve tashme shkon në 4 ndërsa priten përgjigjet për 6 të tjerë.