Mbyllet COVID-2, Sanatoriumi i rikthehet normalitetit, rihapet sistemi edhe për ndërhyrjet e planifikuara

18 Maj 2020, 14:41| Përditesimi: 18 Maj 2020, 14:42

  • Share

Prej ditës së sotme spitali “Shefqet Ndroqi” i është rikthyer normalitetit duke mbyllur shërbimin për trajtimin e pacientëve të prekur nga COVID19.

Nga sot Sanatoriumi është në shërbim të pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera.

Tani pritet që të sillen në Tiranë pacientët të cilët, gjatë kësaj periudhe ishin transferuar në spitalin e qytetit të Elbasanit. Gjithashtu nga sot rifillojnë konsultat e specializuara, por mbi të gjitha ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë, i rikthehet normalitetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?