Mbyllet edicioni i 60-të/ Gara mes 20 artistëve të vegjël, rrëmben çmimin e parë kënga ‘Festivali na thërret’!

13 Qershor 2022, 22:08| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:19

  • Share

SHKODËR- 20 këngë konkurruese të artistëve të vegjël nga Shqipëria dhe të gjithë trevat shqiptare u ngjitën në skenën e natës së tretë të festivalit duke dhuruar emocione të bukura për publikun.

“Ndihem shume i emocionuar, është edicioni i dytë për mua që marr pjesë”, tha Samuel Martaneshi.

“Nuk e mendova fare këtë çmim. Këtë çmim ua dedikoj miqve të mi të klasës që më kanë mbështetur”, u shpreh Irsa Mashi.

Për herë të parë në këtë festival u dha dhe çmimi "Kujtim Alija" në nder të mjeshtrit dirigjent të festivaleve Kujtim Alisë, i cili shkoi për korin e këtij edicioni. Për kompozitorin Zef Çoba dhe autorin e tekstit Alfred Çapaliku, festivali i këngës për fëmijë është një himn që jep mundësinë artistëve të vegjël të shfaqin talentin e tyre muzikor.

 “Kënga përmbledh edhe në përmbajtjen e saj, të gjithë kontributin që kanë dhënë me radhë mësuesit tanë, ne vetë dhe gjenerat në vazhdim që do të vijnë në skenën e këtij festivali”, tha kompozitori Zef Çoba.

 “Kjo është gjëja më e bukur që bën Shkodra, gërsheton talentet, gërsheton traditat, gërsheton fitoret dhe nuk njeh humbje”, tha tekstshkrues Alfred Çapaliku.

Në edicionin e 60-të jubile të festivalit për fëmijë në Shkodër veç konkurrimit të këngëve nuk mungoi as spektakli i fishekzjarrëve dhe performanca të tjera.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?