Kultura

Mbyllet Festivali i Filmit në Korçë! ‘Ditën që ajo do të lindë’ merr çmimin e publikut

14 Shtator, 14:29| Përditesimi: 14 Shtator, 14:35

  • Share

Festivali i Filmit në Korçë, që solli për 5 netë 81 filma nga e gjithë bota u mbyll duke u konsideruar nga organizatorët si një edicion i suksesshëm. Çmimi i Publikut në Edicionin e 12-të iu dha filmit “Ditën që ajo do të lindë” të regjisorit Emil Spahisky nga Bullgaria.

***
Pas pesë netësh me produkte kinematografike nga mbarë bota, “Korça short film Fest 2025” uli siparin e edicionit të 12-të në Korçë.

“Zhvendosja” ishte tema mbi të cilën ky edicion solli 81 filma nga 41 vende të ndryshme duke synuar të sjellë reflektim mbi një nga çështjet më të ndjeshme të kohës sonë.

Në mbrëmjen përmbyllëse u ndanë çmimet për kategoritë konkurruese, ku Çmimi i Publikut shkoi për filmin “The Day She Will Be Born”, një prodhim rumuno-bullgar i regjisorit Emil Spahisky.

Për organizatorët, festivali i këtij viti solli risi që nga gara studentore e deri tek programet për fëmijë.

Festivali regjistroi një pjesëmarrje të gjerë ndërkombëtare dhe aktivitete të shumta kulturore në Kinema Majestic, Galerinë e Arteve Digjitale, Bibliotekën dhe Qendrën Rinore të Korçës.

“Unë jam një nga bashkë-skenaristët e filmit dhe gjithashtu producent ekzekutiv. Është një film bullgaro-rumun. Nuk e prisnim, nuk e prisnim të fitonim çmimin këtu, çmimin e publikut, që është diçka e mrekullueshme. Sepse në fund të fundit, ne bëjmë filma për publikun, që publiku t’i pëlqejë. Kështu që jemi vërtet shumë të lumtur”.

“Cilësia e filmave ishte e shkëlqyer. Vij nga Izmiri, ku jam koordinator ndërkombëtar dhe programues kryesor i Festivalit të Filmit të Shkurtër në Izmir, që është festivali më i madh dhe më prestigjioz i filmit të shkurtër”.

Edicioni i 12-të u konsiderua një sukses, duke e forcuar edhe më tej pozicionin e festivalit si një nga ngjarjet më të rëndësishme kinematografike.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa të sigurt ndiheni nga mashtrimet online?