Foto kur qytetarët mblidhen për të blerë kopjet e gazetës

Bota

Mbyllet gazeta në Hong Kong, qytetarët mblidhen për të blerë kopjet e fundit

24 Qershor 2021, 22:35| Përditesimi: 24 Qershor 2021, 22:39

  • Share

Një ndër gazetat më pro-demokracisë në Hong Kong ka botuar ditën e sotme kaopjen e fundit të gazetës. Kjo ka bërë që shumë qytetarë të mblidhen përpara ndërtesës së 'Apple Daily' për të blerë kopjet e fundit dhe për të mbështetur gazetarët.

Sipas mediave ndërkombëtare, mbyllja e kësaj gazete shënon fundin e një epoke për lirinë e medias në vendin e drejtuar nga kinezët.

"Faleminderit të gjithë lexuesve, abonentëve, klientëve të reklamave dhe hong kongersave, për 26 vjet plot dashuri dhe mbështetje. Këtu ju themi lamtumirë, kujdesuni për veten tuaj," ishin fjalët e fundit të stafit.

E cilësuar si një nga gazetat më të zëshme pro-demokracisë së Hong Kongut, Apple Daily, njoftoi ditën e djeshme se do të mbyllet. Kt vendim erdhi pas arrestimit të kryeredaktorit të gazetës dhe pesë zyrtarëve tjerë ekzekutivë, pas dyshimeve se ata kanë shkelur Ligjin e ri për siguri kombëtare.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?