GJIROKASTËR- COVID-19 është futur në institucionet arsimore në qytetin e Gjirokastrës. Report Tv mëson se janë mbyllur dy kopshte, ai numër 2 dhe 4 në këtë qytet ndërkohë që është pezulluar mësimi në shkollën 9-vjeçare "Koto Hoxha".
Kjo pasi në këto institucione kanë rezultuar punonjës të prekur me COVID-19. Më konkretisht në shkollën "Koto Hoxha" kanë rezultuar pozitiv 10 mësues, ndërkohë që u janë marrë tamponët 30 punonjësve të tjerë.
"Është një keqinterpretim, shkolla 9 vjeçare "Koto Hoxhi" nga klasa përgatitore deri në klasën e 5 vazhdon mësimin. Është një vatër infeksioni në arsimin 9-vjeçar, ku rreth 10 mësues janë meCOVID dhe të tjerët po bëjnë tamponin. Sot dhe nesër do bëhet dezinfektim rrënjësor dhe të mërkurën rinis mësimi dhe në ciklin 9-vjecar. Shkolla vazhdon mësimin normalisht me dy turne", tha drejtori i shkollës Vezir Mamo.
Drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër, Albana Hasani tha se nuk dihet për sa kohë këto kopshte do të qëndrojnë të mbyllura.
"Sot me fillimin e javës kemi vendosur mosfillimin e mësimit për dy kopshte nr 2 dhe nr 4. Arsyeja ka qene protokolli i Ministriseë së Shëndetesise pasi pjesëtare të stafit paraqesin shenja të COVID-19. Se si ka ardhur kjo punë nuk ka ardhur, por për të shpëtuar atë pjesë tjetër stafi të paprekur vendosem të mbyllim kopshtet. Afati sa do qëndrojnë mbyllur do shihet nga gjendja shëndetësore e edukatorëve", tha drejtoresha e Arsimit në Gjirokastër, Albana Hasani.
Lajmi kryesor:
COVID në Shqipëri/ Shifra të larta me koronavirus, 525 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit! Humb jetën infermieri në QSUT! Kryebashkiakja e Patosit rezulton pozitive!
//ReportTv.al