KPK, shkalla e parë e vettingut, uli siparin pas 7 vitesh punë dhe kalimit të 805 magjistratëve në sitë.
Pas mbylljes së konferencës që u mbajt këtë proces ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ata kanë shprehur mirënjohje për Komisionerët e KPK-së, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për punën dhe sakrificat që kanë bërë gjatë kësaj periudhe.
“Komisionerët e KPK-së, Komisionerët Publikë dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë bërë sakrifica të mëdha profesionale dhe vetjake, duke marrë vendime të vështira. Ata kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm në përballjen me pasojat e këtyre vendimeve të papëlqyeshme, por të nevojshme shkarkimi – dhe unë thjesht dua të shpreh vlerësimin tonë jo vetëm për sakrificat tuaja, por për sakrificat e familjes suaj, sepse ne e kuptojmë se ka pasur presion edhe ndaj tyre…
Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po mbahen përgjegjës çdo ditë dhe se llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju.” - E Ngarkuara me Punë VanHorn në ceremoninë e përmbylljes me sukses të procesit të vetingut nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve", shkruhet në faqen zyrtare të ambasadës amerikane.
Komente
