Sport

Mbyllet me keqardhje Botërori i skive në 'Slalom', Lara Colturi humbet kontrollin në lëshimin e parë

15 Shkurt, 10:30| Përditesimi: 15 Shkurt, 14:14

  • Share

Lara Colturi e ka mbyllur me keqardhje Botërorin e skive. 18-vjeçarja, pasi garoi të enjten për herë të parë në Botëror në disiplinën ‘Giant Slalom’, këtë të shtunë nuk arriti ta mbyllte dot garën në disiplinën ‘Slalom’. Skiatorja e Shqipërisë, në lëshimin e parë, humbi kontrollin në zbritje dhe u detyrua të ndërpriste garën. Ç’ka solli edhe mos kualifikimin në lëshimin e parë dhe për rrjedhojë mbylljen e garës së Botërorit.

Fakt është se pritshmëritë ishin të larta për skiatoren e cila përfaqëson Shqipërinë, teksa më herët për Report TV drejtues të federatës ishin shprehur se ëndrra ishte një medalje. Gjithsesi në ‘Giant Slalom’ Colturi bëri një garë të shkëlqyer, duke u renditur e 7 në herën e parë që merrte pjesë në një Botëror.

Të premten garoi në Botëror edhe skiatori tjetër i cili përfaqësoi Shqipërinë, Deni Xhepa, i cili u rendit i 36. 21-vjeçari i cili e nisi garën në ‘Giant Slalom’ nga vendi i 52 në fund arriti të rikuperonte 16 pozicione në renditje. Xhepa ndërkohë do të garojë të dielën në disiplinën Slalom, teksa u kualifikua duke u renditur i 4.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?