Është mbyllur me sukses edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”. Ministri i Jashtëm Igli Hasani shprehet se gjatë korrikut, të rinjtë që jetojnë jashtë patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimeve në gjuhën shqipe.
“Mbyllet me sukses Edicioni i 3-të i Shkollës Verore "Jam Shqiptar" - një rrugëtim fantastik prej 10 ditësh i njohjes me Atdheun të 20 vajzave e djemve nga diaspora jonë në Zvicër.
Përgjatë muajit Korrik, të rinjtë patën mundësi të afrohen më shumë me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare përmes mësimit të gjuhës shqipe, vizitave kulturore e historike, si dhe aktiviteteve të shumta kreative që lidhen me identitetin tonë kombëtar.”, shkruan ministri.
Shkolla Verore “Jam Shqiptar” realizohet me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Agjencisë Kombëtare të Diasporës, dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Komente
