Kultura

Mbyllet me sukses 'Liqeni i Mjellmave', shkëlqejnë Adela Muçollari dhe Fatjon Lito në Pallatin e Kongreseve

17 Qershor 2018, 22:58| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 11:58

  • Share

TIRANE - Është mbyllur me sukses shfaqja e baletit "Liqeni i Mjellmave" në Pallatin e Kongreseve. Dy netët e shfaqjes u pritën me duartrokitje nga publiku. Në mbrëmjen e djeshme shkëlqyen në skenë primabalerina Adela Muçollari me partnerin e saj Fatjon Lito.

Adela Muçollari është shprehur pak ditë më parë në Report Tv se ngjitja e skenë e rolin e mjellmës ishte ëndrra më e bukur e saj. Këtë mbrëmje Muçollari ka kërcyer si një mjellmë e vërtetë. 

E gjitha trupa e baletit i ka dhënë premierës gjallëri dhe entuziazëm, por kryefjala e kësaj shfaqje ishin balerinët e rinj. Dy primabalerinat Adela Muçollari dhe Ledja Sula janë të konfirmuara tashmë në skenë, por balerinët Anxhelo Muçollari dhe Fatjon Lito u promovuan si solistë të parë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit duke dhënë më të mirën në rolin e tyre.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?