Mbyllet ‘Millenium’, Bashkia Shkodër merr godinën e kinemasë! Kontrata e qirasë kishte përfunduar që në vitin 2020

8 Nëntor 2023, 17:44| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 17:49

  • Share

Një ndër godinat më të bukura në qendër të Shkodër, dikur “Kinema Republika”, me vonë “Millenium” i rikthehet Bashkisë së Shkodrës.

Policia Bashkiake ka ndërhyrë për të marrë në administrim këtë pronë, që prej 23 vitesh e administronte shoqëria “Ida sha” me rrjetin e njohur të kinemave “Millenium”.  Kontrata e qirasë ndërmjet kësaj shoqërie dhe ministrisë së Kulturës lidhur në vitin 2000, kishte përfunduar në 2020.  Në 3 vitet e fundit, shoqërisë private nuk iu rinovua kontrata nga Bashkinë e Shkodrës, që është enti pronar i objektit.

Pas njoftimeve të vazhdueshme me shkresa dhe refuzimit të administratorit, të mërkurën ndërhyri Policia Bashkiake për të liruar ambientet e kinemasë. Mbërritja e policisë është pritur me kundërshti nga administratori, Geraldo Doçaj, i cili pretendon se nuk është njoftuar për të liruar ambientet.

Gjatë diskutimeve, drejtori i Policisë Bashkiake, i ka treguar administratorit certifikatën e pronësisë për godinën që nga sot do të jetë në administrimin e Bashkisë së Shkodrës.

Aktualisht bashkia po bën inventarizimin e të gjithë materialeve dhe ende dihet se kur do të vihet në funksion Kinemaja.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?