Mbi 68 mijë fermerë nga i gjithë vendi kanë aplikuar për të përfituar ndihmën financiare nga shteti, përmes Skemës Kombëtare të Subvencioneve në Bujqësi deri mesditën e kësaj të premteje.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Bujqësisë, 90% e aplikimeve, ose 51 mijë, janë bërë për naftën pa akcizë. Pjesa tjetër, rreth 16,700 janë për serat, bletarine, bimët medicinale dhe blegtorinë.
Në Jugun e vendit, që përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër janë dorëzuar mbi 24 mijë aplikime pranë Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor.
Alfred Shani, Drejtor i AREB tha se “pas mbylljes së aplikimeve, do të kemi një muaj në dispozicion për verifikimin e dokumentacionit dhe inspektimet në terren.”
Një zonë tjeter me potencian bujqësor është Korça, ku janë bërë 10 mijë aplikime vetem për naftën pa akcize.
Vullnet Gjolla, Drejtor i AREB tha se “Fermerët do të asistohen për plotësimin e dokumentacionit”
Sërish sfidat për fermerët mbeten të shumta, sidomos përballja me koston në rritje.
“Nafta pa akcizë na ndihmon shumë, por do ishte mirë të kishte dhe më shumë mbështetje për makineritë ose plehrat bujqësore”, thane ata.
Për të gjithë ata fermerë që nuk e kanë bërë ende aplikimin, mund të hyjnë në e-albania pasi afati skadon në mesnatë, 30 Maj, ora 00:00.
Ndërsa institucionet pasi të kryejnë verifikimin e dokumentacionit, brenda një muaji duhet të kalojnë paratë në llogaritë bankare të fermereve përfitues të Skemës Kombëtare.
Aplikimet per skemën mbështetëse
68,285 aplikime gjithsej në rang kombëtar
51,531 aplikime për naftën pa akcizë
16,754 aplikime për sera, bletari, blegtori
Komente
