‘Primaret’ në Dibër dhe Mat! Nuk siguruan dot 50% të votave totale, kandidatët më të votuar kalojnë në balotazh

4 Dhjetor 2022, 19:41| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 20:44

  • Share

1670179387_diber.JPG
Në Dibër pas përfundimit të procesit të numërimit, kanë shkuar në balotëzh dy prej kandidatëve me më së shumti vota, Ismail Uka me 365 vota dhe Besnik Alku me 291 vota.

Ndërkohë votat për kandidatët e tjerë në Dibër ndahen si në vijim: Fadil Begu, 268 votsa, Margarita Markja, 96 vota. Balotazhi hyn në fuqi për primaret e bashkisë së Dibrës për shkak se sipas rregullores të miratuar nga Rithemelimi, nëse një prej kandidatëve nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkrojnë në rivotim. Nga 1600 anëtarë, numri i pjesëmarrësve në votim ka qenë 1029 persona.

Në Bulqizë, fitues është shpallur Defrim Fiku me 453 vota, ndërkohë që kandidati përballë tij, Fatos Hoxha ka arritur të sigurojë 280 vota. Në total numri i votave të pavlefshme ka qenë 11.

Fitues për primaret në Klos është shpallur ish deputeti Bedri Hoxha me 758 vota në total. Kandidatët e tjerë Basir Çupa dhe Veri Kuka kanë arritur të sigurojnë përkatësisht 528 vota dhe 6 vota.

Edhe në Mat dy kandidatët më të votuar kanë shkuar në balotazh pasi nuk kanë arritur të sigurojnë më shumë se 50% të votave totale. Në proces morën pjesë 680 anëtarë dhe simpatizantë të Rithemelimit. Konkretisht, Skënder Gjuci me 319 vota dhe Bukurosh Ballabani me 145 vota do kalojnë në balotazh. Ndërsa votat për kandidatët e tjerë janë si në vijim: Lindita Doda 130 vota, Ymer Barçi 78 vota. Ndërsa të pavlefshme janë shpallur 8 fletë.


Lajmi kryesor:

Përfundon votimi për primaret, Berisha: Procesi s'ishte i përsosur! 7 bashki në balotazh! Ja disa prej fituesve


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?