Ankandi për 66% të aksioneve të Tiranës është mbyllur pa asnjë të interesuar. Këtë të hënë në orën 16:00 ka skaduar afati i vendosur nga përmbaruesi, duke mos patur asnjë të interesuar për blerë aksionet e klubit më të titulluar në vend. KF Tirana në 2019 ka humbur gjyqin me kreditorin Abedin Treza dhe pas 5 viteve, familjarët e këtij të fundit, kanë vendosur të nxjerrin në shitje aksionet e familjes Halili, që më herët kanë qenë të bllokuara.
66% të aksioneve të Tiranës dolën në ankand për shumën e rreth 1.6 milionë eurove, ndërsa pas skadimit të ankandit të parë, aksionet do ridalin edhe njëherë në ankand, por me 30% të shumës më pak. Nëse edhe pas ankandit të dytë nuk do ketë fitues, atëherë këto aksione do ti kalojnë kreditorit. Kujtojmë se pjesa tjetër e aksioneve, 34% i takojnë Bashkisë së Tiranës.