Biblioteka publike e Fierit

Mbyllet për shkak të COVID19 biblioteka publike e qytetit të Fierit, infektohet punonjësja

10 Shtator 2020, 15:43| Përditesimi: 10 Shtator 2020, 15:47

  • Share

FIER- Biblioteka publike e Fierit është mbyllur, pasi mësohet se të afërm të punonjëseve të këtij institucioni kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 ndërsa simptoma ka shfaqur edhe njëra prej punonjëseve, e cila është konfirmuar tashmë pozitive, në 7 rastet që i shtohen Fierit këtë të enjte.

Bëhet me dije se u është marrë tamponi të gjithë rasteve të tjerë të dyshuar dhe pritet përgjigja nga ana e institucioneve shëndetësore, ndërsa tashmë janë vetë karantinuar.

Gjithashtu nga ana e epidemiologeve në Fier janë duke u hetuar rastet e kontaktit me persona të tjerë, ndërsa është duke u monitoruar gjendja e tyre shëndetësore në banesa dhe spitalet Covid në Tiranë.

Fierit i shtohen sot edhe 7 raste të rinj me Covid19, një prej të cilëve edhe punonjësja e bibliotekës publike në Fier dhe familjarë të saj ndërsa rastet e tjerë ndodhen në disa lagje të qytetit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?