Stadiumi i Juventusit

Mbyllet përfundimisht çështja e titullit të 2006 në Seria A, Juventusi refuzohet sërish

21 Gusht 2023, 16:33| Përditesimi: 21 Gusht 2023, 16:35

  • Share

Këshilli i Shtetit në Itali, ose ndryshe gjykata më e lartë e çështjeve administrative, u ka dhënë fund spekulimeve për titullin e vitit 2006 në Seria A që mbahet nga Interi pas dënimit të Juventusit për çështjen ‘kalçopuli’.

Ishte Juventus që e kishte dërguar çështjen në këtë pikë, pasi më herët të gjithë gjykatat i kishin dhënë të drejtë Federatës Italianë të Futbollit, Interit dhe Komitetit Olimpik Kombëtar Italian. Sipas ‘ANSA-s’, edhe Këshilli i Shtetit, e ka lënë titullin e 2006 te Interi.

Ky është refuzimi i njëzet e një nga apeli për Juventusin në lidhje me këtë çështje, pasi që në vitin 2011 këshilli i FIGC-së i kishte thënë jo kërkesës për revokimin, të paraqitur nga bardhezinjtë, të vendimit të Guido Rosi-t dhe në të njëjtën vit TAS i Lazio-s u deklarua i paaftë për të ndërhyrë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?