Rreth 85% e maturantëve janë regjistruar në një nga universitetet e vendit, në raundin e parë të regjistrimeve, i cili mbylli këtë të premte 7 fazat.
Degët e IT, dhe të mjekësisë edhe këtë vit janë më të preferuarat nga maturantët, dhe sipas Rrjetit Akademik Shqiptar, vetëm në fazën e parë të regjistrimeve pothuajse janë ezauruar kuotat.
Po ashtu, edhe degët e inxhinierisë e sporteve, kanë qenë ndër preferencat e maturantëve.
Maturantët që nuk janë regjistruar ende, mund ta kryejnë këtë proces në raundin e dytë të regjistrimit, që do jetë i hapur nga data 19 deri më 21 shtator.
Maturantët që duan të ndryshojnë degën ku janë regjistruar në raundin e parë kanë mundësi çregjistrimi nga data 14 deri në 15 shtator, në një hark kohor prej 24 orësh.