Mbyllet rrethi i 77 çiklistik i Shqipërisë, presidenti i federatës: Ia dolëm pavarësisht pandemisë

21 Shtator 2020, 16:30| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 18:28

  • Share

Rrethi i 77 ciklistik është mbyllur në qytetin e Fierit pas tre etapash të zhvilluar që nga dita e premte. Fillimisht ishte etapa ciklistike Tiranë-Belsh, më pas Elbasan-Vlorë dhe në fund Vlorë-Përmet, para se të mbyllej në Fier.

Në këtë etapë nuk pati asnjë incident, ndërsa fitues ishte një ciklist shqiptarë që garonte për ekipin italian.

“Unë u nisa për ta fituar këtë turin. Shoku i skuadrës më ka ndihmuar shumë shumë për të fituar këtë turin,”-u shpreh çiklisti shqiptar që garon për Italinë.

Ndërkohë presidenti i federatës së çiklizmit Skënder Anxhaku tha se kishte shumë vështirësi në organizimin e këtij rrethi për shkak të pandemisë, por pavarësisht të gjithave ia doli.

“Arritëm ta bëjmë rrethin e 77 për arsye se nuk deshëm të mbesim një vit mbrapa duke qenë federata e tretë në botë për vjetërsi pas Italisë dhe Francës. U sforcuam pak, por duke pasur mbështetje arritëm ta organizojmë,”-deklaroi presidenti Anxhaku.

Në rrethin e 77 çiklistik të Shqipërisë morën pjesë ekipe nga Maqedonia e Veriut, Italia, Bullgaria dhe Kosova.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vizion: 22/09/2020 09:50

    Urime! Ky fituesi ka emer?

    Përgjigju
  • LORA: 21/09/2020 17:16

    Lajm shume i bukur. Normalizimi i sportit rrezaton optimizem tek njerzit. Urime fitimtarit te turit,shqiptar,qe garoi per Italine. Respekt per organizatoret,qe e kane sfiduar squlljen e pandemise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?