Golden Stejt Uorriors është rikthyer te titulli kampion në NBA pas katër vitesh. Në ‘TD Garden’ përballë Boston Sëlltiks Uorrios fituan 103-90 me pikë një finale që krijoi shumë emocione. Kjo e çoi serinë e finaleve në 4-2 dhe për rrjedhojë Uorrios u shpallën kampionë të sezonit 2021-2022.
Stefan Kërri ishte ai që rrëmbeu vëmendjen e mbrëmjes, i cili shënoi 34 pikë, po aq sa rivali i tij Xhajlen Braun, por ndryshe nga ky i fundit, Kërri i shtoi dhe një unazë tjetër koleksionit të tij, duke e çuar numrin e tyre në 4. Gjithashtu ai shënoi dhe një tjetër rekord, duke u bërë lojtari i 11-të që shpallet në një sezon si MVP i sezonit, finaleve dhe sfidës All-Stars.
Ndryshe nga tri titujt e mëparshëm, këtë trofe skuadra e Golden Stejt e ka fituar me shumë vështirësi, një ekip që dy sezone më parë arrinte vetëm 15 fitore në sezonin e rregullt. Thompson ishte jashtë fushe për gati dy vite, ndaj ekipi iu besua të rinjve si Jordan Poole, që u ndërthurën mirë me veteranët.
Ky është titulli numër 7 për Uorriors, ndërsa Sëlltiks duket se duhet ende që të presin për ta fituar, me të fundit që daton në sezonin 2007/08.