PATOS-Prindërit e fshatit Grizë në Patos vijojnë ditën e dytë të protestës duke mos lejuar që fëmijët e tyre të shkojnë në shkollën në Patos ku i ka caktuar bashkia. 62 fëmijë nuk janë duke marrë ende orët e mësimit plotësues, pasi prindërit e tyre nuk i lejojnë që të shkojnë në Patos pasi i kanë larg, ndërsa shprehen mosbesues se shkolla paraqet rrezikshmëri për fëmijët, pasi sipas tyre dëmte janë vetëm në sipërfaqe. Gjatë prostatës së sotme, prindërit kanë bllokuar autobusin që bashka u ka vënë në dispozicion 62 fëmijëve, nxënës të ciklit fillor dhe kopshtit, si dhe mësuesve duke mos i lejuar të shkonin për të kryer mësimin në shkollën “Hekura Maneku” në Patos.
“Për një plasaritje të na enden fëmijëve rrugëve, të shtypin makinat, njëherë autobusi do vijë, një herë jo. Kur kemi shkollën këtu pse duhet të shkojmë në Patos. Nëpër fshatrat e largët shkollat janë pa çati u bie shiu brenda, këtu shkolla është shumë mirë. Vetëm suvaja është e prishur dhe është prishur kastile, ne na janë plasaritur shtëpitë e jo më shkolla. Ne nuk pranojmë që fëmijët të transferohen”, tha një nga prindërit
“Mezi po i rrisim, jemi pensionistë. Është gjynah ai fëmijë sot të qajë për shkollë”, tha një tjetër.
“Kush do ma sjellë mua fëmijën në shtëpi e ta çojë në shkollë, unë nuk kam mundësi ta çojë në Patos. Tani u kujtuan të rikonstruktojnë shkollën, ne nuk kemi besim, na i çojnë fëmijët në Patos dhe na i lënë atje pastaj”, tha një tjetër prind.
“Mësueset janë të shkëlqyera, fëmijët mësojnë, ne nuk kemi ankesa. Nuk besojmë se godina përbën rrezik se i kemi pasur fëmijët në shkollë dhe fugoni herë vinte herë nuk vinte. Dhe tani fatorinot i shtyjnë fëmijët se duan lekë, ne nuk kemi t’u japim lekë çdo ditë. Nuk i heqim fëmijët nga shkolla”, tha njëri nga prindërit e revoltuar.
Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili thotë se shkolla ka dëme të mëdha në strukturë dhe jo vetëm krisje sipërfaqësore. Ajo tha se bashkia me buxhetin e vet ka vendosur një autobus në dispozicion të fëmijëve për t’i çuar në shkollën më të afër që është 2 km larg fshatit Grizë.
Balili tha se për 4 vite bashkia ka bërë mirëmbajtjen e shkollës, por në korrik-gusht 2021 u konstatua se godina kishte pësuar hapje të mureve dhe dëmtim të strukturës. Ajo tha se vendimi për transferimin e nxënësve është i përkohshëm deri në ekspertizën përfundimtare të Institutit Kombëtar të Ndërtimit se çfarë do të vendosi nëse do bëhet mësim në goditë apo i duhet të nënshtrohet rikonstruksionit. Ndërkohë fëmijët kanë mbetur pa mësimin plotësues që ka nisur që prej 1 shtatorit.
"Ne çdo vit bëjmë mirëmbajtjen e saj dhe në muajin gusht konstatuam hapje dhe çarje të mureve dhe jo krisje. Kjo bëri që bordi i bashkisë të ngre një komisionin me inxhinierë për të vlerësuar sa e dëmtuar është godina ku janë vërtetuar çarje të thella që kanë të bëjnë me konstruksionin dhe jo me sipërfaqen", tha Balili.
Mbyllja e shkollës së ciklit të ulët në fshatit Grizë në Patos pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 2019, ka ngritur në protesta prindërit e 62 fëmijëve që bëjnë mësim aty duke mos pranuar që fëmijët e tyre të transferohen në një shkollë tjetër në Patos, pasi e kanë larg dhe nuk besojnë se shkolla ka dëme serioze që të rrezikojnë jetën e fëmijëve të tyre. Por për kryetaren e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili shkolla ka dëme të mëdha në strukturë dhe jo vetëm krisje sipërfaqësore. Balili tha se për 4 vite bashkia ka bërë mirëmbajtjen e shkollës, por në korrik-gusht 2021 u konstatua se godina kishte pësuar hapje të mureve dhe dëmtim të strukturës. Ajo tha se vendimi për transferimin e nxënësve është i përkohshëm deri në ekspertizën përfundimtare të Institutit Kombëtar të Ndërtimit se çfarë do të vendosi nëse do bëhet mësim në goditë apo i duhet të nënshtrohet rikonstruksionit.
“Këtu nuk ka të bëjë me pretendime por me fakte. Shkolla e ciklit të ulët në fshatin e Grizës zhvillon mësim prej 4 vitesh në këtë formë. Ne çdo vit bëjmë mirëmbajtjen e saj dhe në muajin gusht konstatuam hapje dhe çarje të mureve dhe jo krisje. Kjo bëri që bordi i bashkisë të ngre një komisionin me inxhinierë për të vlerësuar sa e dëmtuar është godina ku janë vërtetuar çarje të thella që kanë të bëjnë me konstruksionin dhe jo me sipërfaqen. Kjo na bën që nuk mund të bëjmë më mirëmbajtje por duhet vendosur nëse do shembet apo do të bëhet rikonstruksioni i saj. Vendimi është i përkohshëm deri në fillimin e shkollës normalisht më 27 shtator dhe gjatë kësaj kohe pritet ekspertiza nga Instituti Kombëtar i Ndërtimit dhe të vendosim se çdo vendoset. Pritet ekspertiza përfundimtare për të marrë vendimin nëse shkolla do të vijojë rregullisht në të njëjtën godinë apo do transferohen te “Hekura Maneku” në Patos”, tha Balili
Kryetarja e Bashkisë Patos, Rajmonda Balili tha se bashkia me buxhetin e vet ka vendosur një autobus në dispozicion të fëmijëve për t’i çuar në shkollën më të afër që është 2 km larg fshatit Grizë.
“Bashkia me buxhetin e saj ka vendosur një autobus në një distancë prej 2 km nga shkolla e Grizës deri në shkollën më të afërt “Hekura Maneku” në Patos”, tha ajo.
Edhe drejtori i Shërbimeve publike në Bashkinë Patos, Vangjel Nushi tha se shkolla ka dëmtime serioze dhe u bëri apel banorëve që të bashkëpunojnë me bashkinë për të mirën e fëmijëve të tyre, të cilëve u rrezikohet jeta në godinën e shkollës në Grizë.
“Kemi kërkuar vendim të ekspertëve dhe do të vendosin se çdo të bëhet me këtë shkollë, në gjendjen që është nuk e merre dot askush këtë risk të fusë fëmijët brenda. Nuk janë problemet krisjet, por ka çarje të thella dhe shkëputje të themeleve dhe çarje diagonale. Nëse ndodh lëkundje tërmeti godina bie. Iu drejtohem banorëve që të bëhen pjesë me ne për të shpëtuar fëmijët e tyre, nuk ka asnjë interes tjetër, vetëm shpëtimi i jetës së fëmijëve”, tha Nushi.